Kreu i SPAK: Nuk hetojmë dot se nuk kemi zyra, rrezikohen provat digjitale

Kreu i SPAK: Nuk hetojmë dot se nuk kemi zyra, rrezikohen provat digjitale

10:56, 16/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në raportin e tij në KLP këtë të enjte, ka bërë një analizë të problematikave të institucionit që drejton.

Dumani theksoi se një nga problematikat konsiston tek çështjet e mbartura, të cilave SPAK duhet t’u japë përgjigje.

“Një problematikë i takon çështjeve të mbartura, ka një numër të konsiderueshëm të çështjeve të mbartura nga vitet e tjera, dhe ky është problemi që prokurorët duhet të përballen dhe t’i japin zgjidhje. Realisht kjo është një problematikë. Në funksion të kësaj problematike, kam bërë takime me prokurorët duke evidentuar problematikën dhe për të parë mundësitë reale sesi mund të shkohet në përfundimin sa më shpejt të hetimeve, por jo në kurriz të cilësisë".

Gjithashtu Dumani theksoi se SPAK ka mungesë zyrash për BKH-në.

“Nuk kemi zyra për BKH-në, as për ekspërtët. Nuk kemi kushte të mira. Rrezikojmë provat digjitale, kjo është alarmante. Mbajmë shumë prova në mjedise të kufizuara. Kemi deri në 6 hetues në një zyrë. Dhe nëse një duhet të bëjë marrje në pyetje, të tjerët duhet të dalin jashte”, tha Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco