Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Hipokrizia e ambasadorit britanik për votën/ Disa pyetje për King-Smith

Hipokrizia e ambasadorit britanik për votën/ Disa pyetje për King-Smith

10:45, 16/03/2023
A+ Aa A-

Vetëm disa orë pasi mediat më të rëndësishme të vendit të tij, ‘groposën’ kryeministrin shqiptar, ambasadori britanik, i cili njihet për lavdet ndaj Edi Ramës dhe zyrtarëve të tij, u shfaq në një tryezë për zgjedhjet.

Mediat pranë qeverisë thanë se Alastair King-Smith dha mesazhe të “forta” në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve vendore.

Fillimisht, njeriu që ka kontribuar fort për të goditur dhe dobësuar opozitën në mënyrë skandaloze dhe jodiplomatike, u tha të pranishmëve në mënyrë hipokrite se Shqipëria duhet të ketë opozitë të fortë.

Më pas, Smith deklaroi se është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve dhe se procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, tha ai.

Ambasadorin Smith e kemi parë disa herë të tejkalojë normat etike dhe diplomatike në raport me një afrimitet jo shumë diplomatik me zyrtarët e lartë shqiptarë.

Një diplomat kaq i përfshirë në jetën publike të vendit ku shërben ka detyrim t’i japë përgjigje publikut shqiptar për disa pyetje:

-A është në dijeni ambasadori se kush e ka cenuar shenjtërinë e votës në Shqipëri?

-A ka dëgjuar ai për dosjen 184, për bisedat e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve të mazhorancës për blerje, tjetërsim dhe përdhosje të shenjtërisë së votës së shqiptarëve?

-A ka dëgjuar ambasadori Smith për super-skandalin e patronazhistëve dhe Akt1vistit?

-A është në dijeni ambasadori Smith se miku i tij në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj po përdor gjithë administratën e Bashkisë për të përlyer shenjtërinë e votës?

-Si është e mundur që Smith flet për shenjtëri vote dhe nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim për gjithë këto çështje?

-E fundit, si ka mundësi flet për shenjtëri vote zoti ambasador, kur ndërkohë po e sheh gjithë bota përpjekjen e hapur të pushteti për të përjashtuar nga gara elektorale forcën kryesore të opozitës së vendit???

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco