Mediat britanike ‘groposin’ Ramën, ambasadori do të 'groposë' opozitën

Mediat britanike ‘groposin’ Ramën, ambasadori do të 'groposë' opozitën

11:08, 15/03/2023
A+ Aa A-

‘Gjej dikë që të të shohë me adhurim si ambasadori britanik’.

Kjo shprehje do i shkonte kësaj foto, ku ambasadori Alistair King-Smith sheh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Nuk është hera e parë që ambasadori shfaqet plot çehre dhe gëzim në krah të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë.

Gjithçka ndodh në një kohë kur qeverisja skandaloze e kryeministrit shqiptar ka provokuar jo vetëm një tërmet politik në vendin e tij. Brenda më pak se 24 orësh, dy nga mediat më të rëndësishme të vendit të Alistair King-Smith kanë publikuar dy shkrime që ‘groposin’ kryeministrin shqiptar.

Fillimisht ishte revista Spectator, e afërt me konservatorët britanikë, e cila bën thirrje që të shtypet koka e mafies në Shqipëri. Afërmendsh, çdo njeri e di që kur krimi kap shtetin, koka e krimit është kryetari i qeverisë.

Sipas revistës së njohur, mafia shqiptare po kontrollon trafikun në Europë, ndërsa situata është e ngjashme me atë të Kolumbisë në fillim të viteve ’90.

Vetëm pak orë më vonë, goditja ishte edhe më fatale. Gazeta britanike ‘Financial Times’, një medium me impakt të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, publikoi një nga shkrimet më të ashpra ndonjëherë kundër një kryeministri.

Sipas saj, kryeministri shqiptar është i zhytur në skandale korruptive dhe kriminale, ndërsa është njollosur brenda dhe jashtë vendit. Edhe kjo gazetë thekson faktin që krimi shqiptar ka kapur për fyti vendin.

‘Financial Times’ thekson se kryeministri shqiptar përdori agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal për të përndjekur opozitën shqiptare.

McGonigal nuk ishte i vetmi në këtë sipërmarrje. Ambasadori britanik është akuzuar vazhdimisht nga opozita shqiptare se i ka shërbyer misionit për të goditur opozitën dhe forcuar pozitat e kryeministrit shqiptar.

Ndaj shkrimet e fundit të medieve britanike, që kanë ‘larë duart’ me kryeministrin shqiptar, janë një goditje indirekt edhe për ambasadorin e kollareve me ngjyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco