Mblidhet Kuvendi, Zhupa thërret në interpelancë ministren e Kulturës

Mblidhet Kuvendi, Zhupa thërret në interpelancë ministren e Kulturës

10:36, 16/03/2023
A+ Aa A-

Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare. Pikë e parë e rendit të ditës është një interpelancë e kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa, me ministren e Kulturës, Elva Margaritin.

Interpelanca është pika tre e rendit të ditës për të vazhduar më pas me çështje:

4. Raporti mbi zbatimin e vendimeve / rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për vitin 2022.

5. Projektligj “Për bletarinë”.

6. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””.

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian””.

8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë”.

9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit”.

10. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

11. Projektvendim “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””.

12. Projektvendim “Mbi disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish - Sigurimit të Shtetit””, e ndryshuar.

13. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

14. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco