Prindër e nxënës në Durrës, 4 vjet duke pritur rikonstruksionin e shkollës: Qeveria po tallet me ne

Prindër e nxënës në Durrës, 4 vjet duke pritur rikonstruksionin e shkollës: Qeveria po tallet me ne

11:20, 14/03/2023
A+ Aa A-

Dega e PD në Durrës ka ngritur zërin në mbështetje të revoltës së prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare "14 Nëntori", të cilët po e zhvillojnë mësimin pasdite në shkolla të tjera sepse në 4 vjet, bashkia e Durrësit ende nuk ka filluar ta rikonstruktojë.

"Qeveria dhe bashkia e Durrësit vijojnë të ndërtojnë institucione imagjinare 3D, ndërsa realiteti për durrsakët është krejt tjetër, - reagoi PD. - Nxënësit përplasen sa në një shkollë në një tjetër prej 4 vitesh, ndërsa shkolla 9-vjeçare “14 nëntori” është jashtë funksionit.

Shkolla pësoi dëme të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndonëse në 2018-ën i ishte nënshtruar rikonstruksionit. 

Prindërit dhe nxënësit të revoltuar bojkotuan procesin mësimor të hënën dhe kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme.

Përveç kostove dhe shkëputjes nga puna për t’i dërguar nxënësit që të bëjnë mësimin pasdite ata theksojnë se fëmijët janë të lodhur dhe nuk mund të përqëndrohen. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund.

Katër vjet është kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një shkollë, por vetëm bashkia e Durrësit e ka të pamundur ta bëjë. Institucionet shtetërore, bashkia dhe qeveria duhet të garantojnë procesin mësimor në shkollat 9-vjeçare, pasi siç e përcakton ligji, arsimi 9-vjeçar është i detyrueshëm e të mos ua vështirësojnë jetën banorëve të Durrësit të cilët i duruan 4 vjet", përfundon deklarata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco