Dita e Verës/ Berisha: 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, Elbasani do të votojë për Luçiano Boçin

Dita e Verës/ Berisha: 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, Elbasani do të votojë për Luçiano Boçin

11:38, 14/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u prit në mënyrë entuziaste në Elbasan, ku ishte i pranishëm për të kremtuar Ditën e Verës.

Kreu i PD dha një mesazh për mediat e pranishme.

“Urimet më të përzemërta qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i vendit dhe mbarë shqiptarëve.

Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.

Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit.

Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë, dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco