Regjistrimi i PD në KQZ/ Sot zbulohet se kush është ‘çeçoja’ i Edi Ramës

Regjistrimi i PD në KQZ/ Sot zbulohet se kush është ‘çeçoja’ i Edi Ramës

10:27, 14/03/2023
A+ Aa A-

Pas vendimit të KAS për të rikthyer në KQZ ankimin e Berishës dhe Alibeajt, ditën e sotme pritet me interes të lartë qëndrimi i komisionerit, Ilirjan Celibashi, për regjistrimin ose jo të forcës më të madhe opozitare në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Komisioneri Celibashi nuk ka marrë një vendim që Sali Berishës nuk i takon të regjistrohet në zgjedhje, nga ana tjetër ai ka kushtëzuar regjistrimin e grupimit të Alibeajt me rifreskimin e firmës së Lulzim Bashës në dokumentet e dorëzuara në KQZ.

Nga qëndrimet publike të grupimit “vula pa anëtarë” duket se Basha nuk i është përgjigjur kërkesës së komisionerit për të firmosur, por ka lënë në fuqi “autorizimin”.

Ilirian Celibashi, nëse i qëndron kushtit të vendosur dhe thënë publikisht, me gjasë nuk do të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhje.

Ajo që do të kuptohet sot pasdite është se cili është “çeçoja” i Edi Ramës.

Pak ditë më parë, kreu i mazhorancës Rama deklaroi gjatë një konference për shtyp me kryeministren e Danimarkës, kur u pyet nga gazetarët për zgjedhjet, se: “Opozita do të regjistrohet në zgjedhje si çeço”, deklaratë që nënkupton kontrollin e tij mbi grupimin e Alibeajt.

Në bazë të vendimit të sotëm të KQZ do të kuptohet më qartë se cili është “çeçoja” më i bindur i Ramës, Enkelejd Alibeaj, Basha apo Ilirjan Celibashi./SYRI/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco