Dita e Verës/ Këlliçi uron: Të shikojmë përpara! Tiranën e bëni të bukur ju!

Dita e Verës/ Këlliçi uron: Të shikojmë përpara! Tiranën e bëni të bukur ju!

10:14, 14/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, i ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës dhe i ka këshilluar që ta shijojnë këtë ditë të bukur tradite dhe të shikojnë përpara.

Në foton me ekipin e të rinjve që mbështesin fushatën e tij, Këlliçi shkruan:

"Shijojeni këte ditë të bukur tradite! Përditshmëria ka strese, dëgjojmë lajme negative, prandaj stakojeni mendjen për çka kaloi dhe të shikojmë përpara.  Tiranën e bëni të bukur ju. I jepni jetë me familjet tuaja. I jepni zhvillim kudo ku investoni kursimet tuaja. Gëzuar miq dhe shëndeverë sot e tutje"! 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco