Von der Leyen pret që Serbia dhe Kosova të tregohen konstruktive me planin e BE-së

Von der Leyen pret që Serbia dhe Kosova të tregohen konstruktive me planin e BE-së

10:13, 14/03/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar të martën (më 14.03.2023) shpresën se Serbia dhe Kosova do të jenë “shumë konstruktive” në bisedimet që do të rifillojnë të shtunën e ardhshme nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

"Kjo është mundësia, tani, që të dyja palët të shfrytëzojnë momentin dhe një normalizim është parësor ose vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Kështu që unë shpresoj shumë që të dyja të jenë shumë konstruktive në bisedimet e ardhshmem”, tha Von der Leyen në një takim me “Redaccion Europea de Agencias” (ENR).

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më datë 18 në Ohër (Maqedoni e Veriut).

Të dy vendet po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre bazuar në një plan të ri, të promovuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, e pranuan muajin e kaluar.

"Lufta në Ukrainë nënvizon rëndësinë gjeostrategjike të procesit të zgjerimit" të BE-së dhe "ne duam t'i sjellim partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor sa më afër dhe sa më shpejt të jetë e mundur me Bashkimin Evropian", shtoi shefja e ekzekutivit e BE.

Nëse zbatohet, plani do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në procesin e vështirë të nisur në vitin 2013 nën kujdesin e BE-së për të rregulluar lidhjet e tyre.

Ai parashikon, ndër të tjera, që Beogradi dhe Prishtina të njohin dokumentet zyrtare të të dy vendeve, në mënyrë që qytetarët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet territoreve të dy kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco