Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mesazhi i Berishës: Gëzuar Ditën e Verës! Ditën e ndërrimit dhe shpresës!

Mesazhi i Berishës: Gëzuar Ditën e Verës! Ditën e ndërrimit dhe shpresës!

10:03, 14/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së Verës.

“Të dashur miq, sot qytetarët e Elbasanit dhe mbarë shqiptarët festojnë Ditën e Verës si të kremten e tyre më të lashtë dhe më popullore.

Këtë ditë njerëzit festojnë ndërrimin e motit, daljen nga dimri në pranvere, çeljen e luleve e lulëzimin e natyrës. Dita e Verës është pra ditë e mirësive të pranverës e ndryshimit dhe shpresës për kohë më të mira.

Dita e Verës këtë vit më shumë se për çdo gjë frymëzon ndryshimin për mire me 14 maj.

Gëzuar dhe njëherë qytetarëve të Elbasanit kryeqytetit të hirushes së festave tona dhe mbarë Shqipërisë, Ditën e Verës!” shkruan Berisha.

Më herët, ai postoi një tjetër njoftim, me një foto në krah të bashkëshortes, Liri Berishës.

“Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! - festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut.

Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët!

Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan,” shkroi Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco