EurActiv: Rezoluta kritike kundër Ramës u hartua nga një socialiste

EurActiv: Rezoluta kritike kundër Ramës u hartua nga një socialiste

09:35, 14/03/2023
A+ Aa A-

Edhe agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, shkruan sot se Parlamenti Europian ka përgatitur një projekt-rezolutë thellësisht kritike kundër Shqipërisë.

Agjencia shkruan se në projekt-rezolutë kritikohen planet e qeverisë për dhënien e pasaportave në këmbim të parave, mungesa e transparencës për prokurimet publike, mungesa e konkurrencës dhe progresi i pakët sa i përket lirive themelore.

EurActiv nënvizon se rezoluta është përgatitur nga raportuesja e PE për Shqipërinë, Isabel Santos, e cila është një socialiste njësoj si partia në pushtet në Shqipëri.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias dhe thekson rolin që kanë liderët politikë në krijimin e një mjedisi favorizues për këto liri,” thuhet në projekt-rezolutë.

Sa i përket temës së medias, rezoluta bën thirrje për masa të menjëhershme kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve.

Në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian, u theksua se Shqipëria nuk po bënte asnjë përparim në lirinë e medias, me shqetësimet kryesore që lidhen me presionin ndaj punonjësve të medias, financimin dhe transparencën.

Projekt-rezoluta ‘shpreh shqetësimin’ në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto sema ‘të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco