Berisha: Ora e kthjelltësisë ka ardhur për secilin prej nesh, 14 Maji - dita e kthesës së madhe

Berisha: Ora e kthjelltësisë ka ardhur për secilin prej nesh, 14 Maji - dita e kthesës së madhe

08:05, 14/03/2023
A+ Aa A-

Fjala e plotës e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit të PD për bashkinë e Belshit, z. Bedri Qypi:

Të dashur, demokrate e demokratë, banorë të bashkisë së Belshit, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj!

Së pari përshëndetjen më të përzemërt, mirënjohjen më të thellë ndaj jush, ndaj të gjithë banorëve të Dumresë kudo që janë sot, në këtë rreth, bashki, Shqipëri, emigracion. Mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj, për këtë pritje të zjarrtë.

I dashur kryetar i PD-së, Dritan Cani, i dashur kandidat për kryetar bashkie në Blesh, Bedri Qypi. Të dashur miq!

Vij sot tek ju për të kërkuar mbështetjen tuaj, përkushtimin, sakrificën tuaj që në datën 14 maj ju të gjithë qytetarët, mbarë banorët e Dumresë të firmosni me votën tuaj për kryetar bashkie, për qytetar të parë të Dumresë, të Belshit, mikun tuaj, qytetarin e nderuar tuajin, z. Bedri Qypi.

Ju garantoj se vota, besimi, mbështetja juaj për Bedriun do të jetë votë për ndryshimin e madh që ju meritoni, do të jetë shndërrimi i Bashkisë së Belshit në shtëpinë e vërtetë të parë tuajën. Do të jetë vendosja si qytetar të parë njërin prej qytetarëve më të vitytshëm në punëtorë më të ndershëm, njeriun që ju përfaqëson më mirë ju dhe banorët e kësaj bashkie.

Belshi, Elbasani, Shqipëria kanë sot nevojë jetike kanë sot ndryshimin, nevojë jetike aq sa ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e Belshit t’i gjinden, t’i japin një krah, mbështetje, vendit, bashkisë së tyre, t’i japin një mbështetje Shqipërisë e cila po rrokulliset sot me shpejtësi marramendëse. T’i japin një mbështetje Belshit, Elbasanit dhe Shqipërisë, sepse ata po boshatisen si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

Të dashur miq!

Kudo që shkoj 30-40% e familjarëve, farefisit, kushërinjve, miqve të familjeve të demokratëve, socialistëve dhe pa parti, janë larguar nga Shqipëria. Na mungojnë, nuk i kemi dhe këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Do t’ju them vetëm një moment.

Në 8 vite janë larguar vetëm në hapësirën Shengen 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA, Kanada dhe vende të tjera. Në 8 vite nga Shqipëria janë larguar një milion.

Por çfarë do të thotë kjo nëse ne nuk betohemi, nuk vendosim të ndryshojmë me shpejtësi këtë situatë?

Kjo do të thotë se 8 vite të tjera, ata 1 milion që janë larguar, do të heqin më së paku, edhe 1 milion të tjerë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se në 16 vite nuk dihet se kush do të mbetet në këtë vend.

A është Dumrea një vend për tu braktisur, një bukuri mahnitëse natyrore, një tokë e begatë sa më nuk bëhet, njerëz punëtorë, të ndershëm dhe të sakrificës? A është Elbasani, Shqipëria për t’u braktisur? Kurrën e kurrës!

Por çfarë po ndodh? Pse po ikin, pse po braktisin?

Po braktisin, se kjo qeveri që ne duhet ta ndryshojmë sa më shpejt po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëve. Ju jeni fermerë, por unë po ju jap vetëm një shembull. Nuk ka vend në botë që të vendosë TVSH-në 20% për shitjen dhe zero për blerjen e produkteve. A e dini se çdo të thotë kjo? Do të thotë se çdo prodhues në Shqipëri të preferojë prodhimet e importit dhe jo tuajat.

A e dini se çdo të thotë kjo? Ky është sistem fiskal armiqësor ndaj jush, armiqësor dhe është në kundërshtimin e ligjit. Sepse ligji thotë 20% në blerje dhe 20% në shitje. Ligji nuk është kurrë në atë frymë. Dhe këta çfarë bëjnë, nuk shohin asgjë, përveç interesave dhe pasurimit të tyre dhe një grupi oligarkësh.

Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kundër të pasurve, por kurrë nuk do t’i mbështes ata në kurriz të qytetarëve. Jo, ta harrojë kush.

Unë jam i detyruar në moral dhe në ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, kurse ai mbron interesat e oligarkëve. Ata kanë më leverdi sot të punojnë me importe nga Serbia se sa me prodhimet e Dumresë. Sepse prodhimet i merr me zero TVSH në blerje dhe 20% në shitje.

Sa janë subvencionet? Subvencionet në Shqipëri janë 5-8 herë më të ulëta se në Maqedoni, Kosovë, Bosnjë. Nuk po shkoj në Europë, nuk po ndalem këtu me vendet e BE-së, jo, por po ndalem me vendet e Rajonit.

Pse po ndalem me këto vende. Sepse në vitin 2013 ne arritëm të kemi rroga më të larta se vendet e rajonit. Në vitin 2013 ne arritëm të kemi pensionet më të larta se vendet e rajonit. Në vitin 2013 ne u bëmë eksportues qumështi. Nga njerëzit që rrinin me orë të tëra për një shishe qumësht tek dyqani, u bëmë në një prodhues shumë të mirë në rajon i qumështit dhe eksportonim në disa vende.

Në vitin 2013 u bëmë eksportues i rëndësishëm i vezëve. Nuk po them për zarzavatet, frutat e etj. Pra bujqësia shqiptare po ngjitej dhe përsëri ajo nuk kishte mbështetjen e merituar. Kishte mbështetje, por jo atë që meritonte. Dhe ajo që meritonte nuk bëhej dot sepse, Dumreja dhe e gjithë Shqipëria rurale në vitet 2005-2013 ka marrë investime në infrastrukturë, rrugë, kanalizime, rrugë të dyta të treta më shumë se kurrë në histori. Janë bërë 3.2 miliardë euro investime. Duheshin edhe të paktën 2 miliard euro për të përfunduar tërësisht infrastrukturën rurale. Duhej që fermeri aty ku jetonte duhej të kishte infrastrukturë të njëjtë me një lagje qyteti. Atëherë ai do të mendonte të ndërtonte jetën, shkollonte fëmijët, kur të kishte të njëjtën shkollë me qytetin, të kishte shërbimin shëndetësor etj., me radhë.

Kjo qe arsyeja që subvencionet prekën 45 mijë fermerë në një kohë kur nevojat ishin më të mëdha. Por ju garantoj se subvencionet tona për bujqësinë do të subvenciojnë çdo prodhim bujqësor. Do të subvencionohet me çmimin bazë, çdo dëmtim natyror i prodhimeve bujqësore. Pa diskutim.

Ju siguroj se do garantohen shërbime qoftë të orientimit të tregut, do garantohet ekstensioni falas, do kontrollohen të gjitha imputet për cilësinë e tyre. Shërbimi i ekstensionit nuk ekziston, në një kohë kur fqinji ynë që kemi këtu në jug, detyron çdo agronom të ketë regjistrin e fermerëve që mbikëqyr. Të certifikojë me firmë, prodhimet e tij.

Ndaj dhe në këtë mënyrë nuk merren mediat, ky injektoi këtë e ai injektoi atë. Jo jo, kontroll, ndihmë mbështetje nga shërbimi i ekstensionit. Sepse të shkelmosh mbi prodhimin tuaj, mbi mundin, djersën tuaj, e thotë populli, të vret zoti me një akt të tillë, se askush atë prodhim nuk e nxjerr me më shumë mund e djersë sa fermeri. Ndaj dhe ne na duhet ndryshimi në mënyrë që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal. Të rikthehemi në rrugën që ecin vendet fqinj.

Maqedonia jep subvencion për çdo fermer, 230 euro. Kosova në rastin e luftës dha 400 euro për hektarë gruri. S’do mend ajo. Taksat mblidhen për të shpërblyer qytetarë me rroga, për tu garantuar shërbimin, për të mbështetur ekonominë e tyre për të nxitur zhvillimin.

Ku shkojnë sot taksat, ku shkojnë?

Ju dëgjoni shpesh se korrupsion kishte dhe korrupsion ka. Ka pasur korrupsion dhe askush në botë korrupsionin gjer tash nuk e ka zeruar, por çdo qeveri e cila përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të zbatojë ligjin, luftën kundër korrupsionit e ka përparësi absolute.

Tani dua të bëjmë bashkë një hesap, llogari. Në vitet 2005-2013, çdo vit të ardhurat që mblidheshin me taksa po thuajse 2 herë më të ulëta se këto që janë sot, plus borxhi që merrej, u përdor për të dyfishuar rrogat, pensionet, për subvencione në bujqësi, u përdorën për të pothuaj trefishuar rrënjët e ullinjve në këtë vend, u përdorën për të ndërtuar në Dumre dhe mbarë Shqipërinë 11 mijë km rrugë. U përdor për të ndërtuar mbi 700 sisteme kanalizime dhe ujësjellësish në fshatrat e vendit, për ta sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale, që fëmijë tanë të shkojnë në shkollë të kenë kompjuter, kabinet informatike, që kompjuteri të mos jetë një mollë e ndaluar për ta.

Pra këto ishin disa nga destinacionet. Borxhi sa u rrit? Ishte me qeverinë socialiste para nesh 58.2%, u rrit në 62.6 %, u rrit 4.4 %. Tani jemi këtu më thoni pak. Borxhi u rrit në 107 %, borxhi u rrit në këto 9 vite me 43% krahasuar me 4%. Cilat rroga u rritën, cilat pensione u rritën, cila vepër e madhe u ndërtua?

Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini, se nga rruga Qukës-Qafë Plloçë gjer te bajpasi i Vlorës, gjer të rruga Hani i Hotit-Vermosh, bajpasi i Fierit, që të gjitha kanë patur financime të garantuara nga qeveria që dorëzoi pushtetin. Që të gjitha.

Por çfarë ndodhi? Këta qeveritarë u vërsulën si lukuni e pangopur duke vjedhur fondet publike në mënyrë  më të pamëshirë.

Unë ju them këtu, u them gjithë banorëve të Belshit, që sipas KLSH-së brenda 9 muajve, qeveria e Edi Ramës ka vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë mjaftojnë plotësisht për të rritur të gjitha rrogat në Shqipëri, 130%. Fondi i pagave është 97 miliardë lekë.

Po pse nuk ndodh kjo? Rruga që duhej të ndërtohej me 1 mln euro km, ndërtohet me 6-7. Rruga që duhet të ndërtohet me 2 mln euro km, ndërtohet me 24 mln euro kilometri.

Isha dje në Pogradec. Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka filluar në vitin 2011 me financim dhe çdo gjë të gatshme vetëm të eci. 73 mln euro kushtonte, projekti ishte përfunduar dhe gjithçka.

Çfarë bënë. Për të vjedhur thanë prit, ky projekt ka nevojë për ndryshime. Kanë nevojë xhepat e tyre, por banka nuk jep kurrë kredi pa studiuar projektin. E morën, ndryshuan projektin, sot nga 2013 në 2023, pas 10 rruga, kostoja e saj nga 70 ka shkuar në 250 mln. Dhe në fund këta hajdutë të shpërfytyruar, çfarë bënë për të shtuar vjedhjet. Për të shtuar 50 mln dollarë të tjerë në rrugë, ndoqën jo projektin, por trajektore të cilat nuk u puqën rrugët njëra me tjetrën. Dolën me disnivel në Trebinjë, 14 metra në Zvërnackë, 6-7 metra. Dhe tani duhet ta zgjasim, duhet ti sillemi rrotull që ti puqim dy segmentet e rrugëve. Por nuk ka hajdutë më të shpifur se këta.

Fëmijët tuaj ikin, shërbimi shëndetësor shkatërrohet, arsimi po falimenton, kurse këta kur nuk gjejnë rrugë tjetër për të vjedhur, merren vesh, ti ec në këtë drejtim, ky tjetri në drejtim tjetër dhe pastaj na del disniveli 14 metra dhe pastaj vrapojnë e marrin edhe 50 mln të tjera hua, që i paguajnë qytetarët.

Unë ju dhashë ju këto shembuj, por u them unë ju, se specialistë të pavarur të ekonomisë, kanë gjetur se në punime publike këta vjedhin edhe deri në 90% të kostos që shpenzohet.

Në Tiranë ndërtohen shkolla 6 mln euro, në një kohë kur ajo shkollë në Berlin, Paris, Romë e kudo, kushton 690 mijë euro. Ka manuale ndërtimi. Kush merret me ndërtim e di, ka manuale, të cilat nxjerrin kostot dhe çdo gjë.

A është kjo një apel për çdo qytetar të Dumresë të votojë për ndryshimin, a mundet të ecet në këtë mënyrë symbyllas. Unë besoj se nga secili prej nesh një thirrje e brendshme duhet të na ftojë, të votojmë ndryshimin.

Hidhni pak sytë, në 10 vite a dini ju ndonjë investitor të madh që mund të ketë ardhur në Shqipëri, që të ketë investuar qindra milionë, apo miliarda? As dhe një i vetëm. Asnjë. Ja ku e keni, u ndërtua TAP-i, projekti më i madh energjetik i Europës dhe ju duhet ta dini se TAP-i është një projekt aktualisht me rëndësi më të madhe strategjike për Europën. Por këtu në Dumre, TAP-i ka depozitat e ardhshme më të mëdha të gazit në rajon. Po.

Ju keni Devollin, kaskadën. U përfundua Banja, se një pjesë ishte e ndërtuar, Moglica. Por Banja është kompleks hidro-energjitik, është kompleks energjetik dhe vaditës. Banja u ndërtua vetëm e vetëm që të jetë furnizuesi më madhor vaditës në Shqipëri. A kanë shpenzuar një qindarkë këta për këtë. Asnjë të vetme. A kanë shpenzuar një qindarkë për të përfituar nga TAP? Shikoni si vjedhin në mënyrë të tmerrshme.

TAP-i ka në kontratë daljen në Seman dhe në Fier. Dalja e Semanit është për të ndërtuar termocentral me gaz, por ne e kemi në Vlorë. Në Vlorë kemi një termocentral që është me naftë, por kthehet me gaz. Çfarë bënë këta? Në vend që të shtronin tubin Seman-Vlorë dhe i gjithë jugu do të kishte një burim të fuqishëm energjie që do të amortizonte të gjithë distancën që jugu ka me digat e veriut. Jo, do ta bëjmë me gaz të lëngët të marrë nga anije dhe ky TEC që ka kushtuar 115 mln euro, kredi të marra Banka Botëtore, për t’u kthyer në këtë formë  me gaz, kushton 120 mln dollarë. A nuk është ky krim, plaçkitje, një turp?!

Ja pra, prandaj nuk rriten rrogat, pensionet, prandaj shkatërrohen shkollat, shkatërrohen rrugët, spitalet. Është koha që secili prej nesh të ulet me çdo socialist, demokrat, të pa parti dhe t’i shtrojë këto të vërteta, të cilat nëse ne nuk firmosim ndryshimin në 14 maj, do vijnë të bëhen gjithnjë e më të rënda. Do na përzënë nga Shqipëria.

Këta e kanë shndërruar në një vend të pabesueshëm për shqiptarët. Këta kanë shndërruar pasuritë tona në një mallkim për qytetarët shqiptarë.

A e morët vesh ju? E shkarkoi atë Artan Lamen. Boll mëkate ka bërë ai, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit, sepse është një vjedhje e tmerrshme, sepse i jepet klanit të Edi Ramës dhe Alabarit 820 mijë metra katrorë, sepse jepet porti mijëra vjeçar për t’u bërë Edi Rama sheiku i Dubait, në një kohë kur ai është pasuria numër 1 publike e qytetarëve shqiptarë.

Pra, mund të listojmë gjatë shumë gjëra, por këto janë të gjitha të vërteta.

Çfarë ka ndodhur?

Ka futur drejtësinë në thes, e ka shndërruar në seksion të PS-së me ndihmën e Soros. Absolutisht. Merrni djegësat. 420 mln euro. Edi Rama ka firmosur në shkelmin të ligjeve të cilat nuk njohin kurrë procedurë legjitime, negociatën e mbyllur.

Negociata e mbyllur është vjedhje e mirëfilltë, ai që i përdor paratë tuaja me negociata e mbyllur është duke i vjedhur se nuk bëhet kurrë ndryshe.

Në Elbasan ky kryetari i bashkisë, me taksat tuaja paguan dyfishin për plehrat, por asnjë nuk digjet më, të gjitha derdhen në Shkumbin. 26 mln euro taksa tuaja, djersë e juaj janë shpenzuar për djegësin e Elbasanit. Por ku janë? Në xhepat e qeveritarëve, aty u instalua një hekurishte dhe e ne thamë, që është prodhim  i viteve ‘70 i dalë jashtë përdorimi. Erdh u instalua, punoi disa muaj dhe tani plehrat derdhen në Shkumbin.

Po në Tiranë? Nuk ekziston askund gjurmë të djegësit 120 mln euro. Qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për ton plehra, sepse kjo është tarifa kur ato digjen. Asnjë kilogram nuk digjet, ato depozitohen dhe paguhet një çmim nga 11 euro në 29 euro. Ato i rrëmben, i plaçkit, Edi Rama, Erion Veliaj dhe i çon në konto ofshore.

Drejtësia merret kontrollon zonjën e Arben Ahmetaj. Ta kontrollojë 100 herë, nuk kam asnjë kundërshtim. Por ajo e bën këtë për t’u hedhur hi syve, ju qytetarëve për të mos hetuar, Arben Ahmetajn, Edi Ramën, Erion Veliajn, si hajdutë kryesorë të këtyre qindra milionë të djegësave. Sepse ajo merr urdhra ekzekutivë nga Edi Rama.

Të dashur miq!

14 maji është ditë kushtrimi për ndryshim, sepse ne jemi populli që kemi vuajtur më shumë se çdo popull tjetër nga diktatura moniste. Monizmat  janë tragjedira të vërteta kombëtare, të çfarë do natyre qofshin ato, marksiste-leliniste, teokratike apo banditeske, apo mobokratike, siç është ky i joni.

Çfarë ndodh këtu? Të gjitha pushtetet janë në dorë të Edi Ramës, të gjitha. Tragjikisht një përgjegjësi të pamohueshme ka këtu edhe PD, edhe ish-kryetari.

Sepse në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ai vendosi të tërheqë partinë nga zgjedhjet. Sot në gjithë Shqipërinë  demokratët kanë vetëm një qeveritar vendor, tjerë jo e jo, dhe ky është kryetari i bashkisë Shkodër, kaq kemi. Nuk kemi një këshilltar, nuk kemi asgjë. Por ne po bëjmë gjithçka dhe do fitojmë.

Çfarë po ndodh? Edi Rama me qëllim që ne të mos futemi në zgjedhje, me një akt po kaq primitiv sa etërit e tij, sa i ati i tij që firmoste të varej në litar Havzi Nelaj, sepse shkruante vjersha për të drejtat e njeriut, sa daja i tij që kërkonte në plenumin e 11 dhjetorit të vitit ‘90, futjen e tankeve dhe mitralozave tek studentët, Edi Rama i zuri ‘pusi’, pluralizmit, Partisë Demokratike, dhe bëri gjithçka ta përjashtojë nga zgjedhjet. Në këtë veprim ndaj opozitës ai kontraktoi si vrasës me pagesë krye-zbuluesin e FBI, e institucionit më të fuqishëm hetimor dhe zbulimor të planetit, McGonigal.

E kontraktoi atë për të bërë hetime, privatisht jo zyrtarisht, e pagoi 225 mijë dollarë që dihen, se të tjerat akoma nuk janë zbuluar. Cili ishte rezultati? Rezultati që ish-kryetarit ju hap proces, u dorëzua dhe u mor peng nga Edi Rama. Ua them unë ju. Lulzim Basha, duke mos treguar burimin e parave, duke mos patur dokumentet e rrugës me të cilat i ka transferuar ato, në çdo ligj të botës dënohet për larje parash.

Në çdo ligj dhe jua them këtu, pyetjen kur mua më erdhi ambasadori amerikan, i them më thuaj pak: Këto transaksione si i ke bërë ti, a i ke respektuar ligjet? Sepse paraja duhet të vije sipas ligjit. Shumë në rregull, tha ai. Epo, thash jurist është ky. Ai asnjë rregull, dhe nga kontrolli i auditit që ka bërë Partia Demokratike del se 25 mijë dollarët janë transferuar në përputhje me ligjet, por 700 mijë dollarët, absolutisht, asnjë prej tyre nuk është futur në arkën e partisë dhe as ka dalë nga arka e partisë. E di ai dhe Edi Rama se çfarë është bërë me to.  E mori peng dhe kërkonte ta mbante fasadë, erdhën tek unë dhe më thanë po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për një koalicion mes PD dhe PS? Jo i thashë unë, nuk jam dakord, nuk jam sepse kjo do ishte një dramë e madhe. Atëherë qytetarët do ngeleshin pa avoketër, kush do i mbronte ata? Qeveritarët vidh, vidh, vidh dhe ata do të shkatërroheshin. Me Edi Ramën nuk qeveriset, por çfarë do bësh më thanë? Do ngrihemi këtë nuk e pranojmë.

Dhe kjo ishte e mjaftueshme që McGonigal me Edi Ramën dhe me Soros të sanksiononin dhe menduan se kështu I dhanë një goditje fatale Partisë Demokratike, dështuan. Ja ku është Partia Demokratike, ja ku janë demokratët, më në këmbë se kurrë. Por, Edi Rama dhe McGonigal nuk ishin vetëm, McGonigal dhe shkuar tij, u soll ajo çfarë unë e quaj guvernatorja, e cila në shkelmim flagrant të parimeve kushtetuese të vendit të saj dhe vendit tim i ka lejuar vetes mënyrën më të papranueshme dhe më të dënueshme të shkojë dhe të hyjë te gjykatësit.

Me dhjetëra qindra herë, e keni dëgjuar ju zonjën të flasë për reformën në drejtësi, tani në emrin tuaj t’i shtroj një pyetje: I deshe për vete këta gjykatës apo për shqiptarët? Kjo është, sepse nëse i doje për shqiptarët, nuk i përdorje si vrasës të pluralizmit në Shqipëri. Nëse i doje për shqiptarët, e ngrije zërin për të gjitha aferat korruptive të Ramës, por bashkë me Edi Ramën jeni të lidhur në dosje korruptive dhe shqiptarët do vazhdojnë të vendosin pluralizmin.

Do fitojmë me 14 Maj, do përmbysim këtë regjim!

Çdo demokrati dhe demokrateje të mbarë Shqipërisë, i them sonte se ora e kthjelltësisë dhe e integritetit ka ardhur për secilin prej nesh. Nëse ne jemi partia e vlerave dhe nëse jemi atdhetarë e mbrojtës të interesit kombëtar, nëqoftëse ne kemi të parin qytetarin dhe dinjitetin e tij, ne kurrë nuk duhet të pranojmë të bëjmë lojën e Edi Ramës, këtij antishqiptari që po rrënon Shqipërinë vetë dhe me mafien ndërkombëtare të paguar prej tij.

Ndaj dhe le ta shndërrojmë ne 14 Majin në ditën e triumfit të vlerave në Shqipëri, në ditën e ndryshimit të madh, në ditën e çeljes së rrugës për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për rivendosjen e Shqipërisë në shina normale, për të kthyer pasuritë e shqiptarëve, fondet e tyre publike në rroga, pensione, shkolla, rrugë, mbështetje për ekonominë, për biznesi, për fermat. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore, me njerëz punëtorë.

Unë kam bindjen se 14 Maji do jetë dita e kthesës së madhe, dita e ndryshimit të madh!

Rrofshi ju, rrofshin banorët e Dumresë dhe mbarë shqiptarët kudo që janë.

Faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco