'Nuk është rastësi, është e gjitha është lojë dhe skenar'/ Noka: Basha duhet të ishte para ligjit

22:18, 13/03/2023
A+ Aa A-

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka tentativa për të lënë PD-në jashtë zgjedhjeve të 14 majit është skenar. 

Çim Peka Live, Noka tha se Basha duhet të ishte para ligjit për mashtrim publik pasi deklaroi dorëheqjen, por në realitet del nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

"Të ishte ndonjë demokraci normale, Lulzim Basha do të ishte para ligjit për mashtrim publik. Ka deklaruar dorëheqjen, ka mbledhur Kryesinë dhe realisht na del që s'ka dhënë dorëheqje. Ka paralajmëruar që do të kthehem pas datës 14 maj. Thotë që nuk hyj në zgjedhje, logon ia mbaj peng bashkë me Ramën, Sali Berishës, të mos mendojnë se jemi të vdekur, të papeshë dhe pastaj të hidhemi në sulm. Kjo është strategji e gjitha e kurdisur së bashku me Edi Ramën. Nuk është rastësi, është e gjitha është lojë dhe skenar. Nuk ka rrugë tjetër, ne do të vazhdojmë revolucionin se s'ka rrugë tjetër në një regjim ku të rrëmbehet vula, flamuri jot dhe të mbahet në sqetullën e kryeministrit... Jemi në bisedime. Me Partinë e Lirisë kemi një marrëveshje, me PBDNJ kemi marrëveshje, është e vetmja mënyërë për të mos i lënë shqiptarët pa opozitë. Koalicion për të mundur të keqen", tha ai.

Noka tregon edhe skenarët kundë PD për ta lënë atë jashtë zgjedhjeve vendore të 14 majit.  

"Ka prej kohësh prej vitesh një tentativë për të agjësuar PD-në ,asgjë nuk është e rastësishme. Pasi mori peng ish-kryetarin e PD, tentoi ta fuste atë duke e mbajtur peng ne bashkëqeverisje, për të garantuar pushtet të përjetshëm të Edi Ramës. Vullneti i demokratëve ishte i hekurt se ne s’mund të qeverisnim me një narko-shtet dhe për PD ishte vetëvrasje të hynte në këtë. Tentoi për ta asgjësuar, McGonigal nuk ishte asgjë tjetër veçse një atentator i demokracisë në Shqipëri, pra një vrasës me pagesë. Nuk ia doli dhe me këtë. Tani është faza e tretë, sepse Edi Rama e ka tmerr votën dhe përballjen sepse edhe në 2021 bëri gjithçka me ish-kryetarin për të prishur marrëveshjen me LSI sepse kishte tmerr një koalicion, që do sillte fitore të PD. 

Tani nuk dinë si të godasin dhe zhdukin më PD. Sepse panë prej një viti e gjysmë se demokratët janë në këmbë dhe gjallë me shpresë dhe besim, dhe sot ka një PD që nuk është peng, është një opozitë reale. Celibashi nuk guxon, ka urdhër që PD të jetë jashtë zgjedhjeve sepse është tmerr për Edi Ramën dhe demokratët, dhe sidomos ata me koalicion e tmerrojnë, ai i ka tmerr përballjet. PD ka vetëm një kandidat. Edi Rama ka gjetur momentin për të nxjerrë gjithë mllefin e PD-së si forca politike që shembi regjimin e etërve të tij shpirtëror dhe ai po bën gjithçka ta poshtërojë, dhe nëpërmjet Alibashës kërkon ta turpërojë. Partia Demokratike përfaqësohet vetëm nga Sali Berisha dhe gjithë demokratët kanë zgjedhur një drejtues dhe ai është Berisha. Çfarëdo të bëjë ai, shansin e ka zero, Rama dhe kushdo është pas tij, për të lënë demokratët jashtë procesit zgjedhor".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco