Baton Haxhiu: Celibashi gaboi, Berisha kryetar politik dhe juridik i PD

22:21, 13/03/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu shprehet se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gaboi duke mos regjistruar Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Çim Peka Live, ai theksoi se Sali Berisha është kryetar politik dhe i juridik i PD. 

"Celibashi gaboi. Sali Berisha është realisht edhe formalisht, juridikisht, kryetar i Partisë Demokratike. Të tjerat janë çështje që kanë të bëjnë me nuanca gjyqësore të cilat do të respektohen, por vullenti politik është më i rëndësishëm ndonjëherë se sa nuancat gjyqësore. Nuk dëshirojnë të tërhiqen njerëzit që e kanë humbur betejën politike. Celibashi duhet t'i detektonte këto defekte. Ajo që mua më shqetëson në një moment është instituciuonin e KQZ pa dashje e futi në ujëra politike, sepse tha disa shprehje që kryetarit të KQZ nuk i lejohet", tha Baton Haxhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco