Noka: Celibashi ka marrë urdhër nga Edi Rama që PD të qëndrojë jashtë zgjedhjeve

22:15, 13/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka bëri një akuzë të fortë në Çim Peka Live lidhur me situatën e krijuar mes PD-së dhe KQZ-së.

Noka tha në 'Çim Peka Live' se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë urdhër politik nga Edi Rama për të mos regjistruar PD-në në zgjedhjet e 14 majit.

"Skandali i Mc Gonigal me të cilin ai u përpoq tani ta fashis duke hapur këto sherret e brendshme e ka zeruar autoritetin dhe reputacionin e Edi Ramës  dhe ai  zjarrin e shtëpisë do ta hedhë tek ne. Pse? Sepse ka gjetur mercenarë që i përdorë. I përdor tani për ta përçarë Partinë Demokratike dhe për ta lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco