SYRI TV/ Rama në luftë më Ahmetaj: Nëse do të bëja gjykatësin, gjërat do ishin më keq

13:40, 09/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i është  kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili e akuzoi se sillet si gjykatës. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, ku u vendos që PS do të zyrtarizojë kandidatët në 25 mars, Rama shprehu  bindjen se do të fitojë bindshëm zgjedhjet e 14 majit, duke shfrytëzuar situatën e opozitës dhe duke njoftuar rritje pagash,  para fushatës. 

Nga SYRI TV

Lufta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-bashkëpunëtorit të tij, Arben Ahmetaj, ka nisur. Ndërsa Arben Ahmetaj, i vendosur në hetim për aferën e inceneratorëve e akuzoi  kryeministrin se po sillet si  gjykatës, shefi i qeverisë iu kundërpërgjigj me një paralajmërim. 

Deklaratat e kryeministrit u bënë në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste e cila do të mblidhet më 25 mars, për të zyrtarizuar  kandidatët e saj për zgjedhjet e 14 majit.  Edi Rama është I bindur se do ta mundë opozitën. 

Por kryetari I socialistëve iu shmang sërish akuzave,  nëse është ai pas përpjekjeve për të zhdukur opozitën, duke i mohuar vulën dhe logon zyrtare. 

Zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri nuk ia ka lënë në dorë rastësisë dhe kundërshtarëve. Rama njoftoi  sërish  rritje pagash  dhe konfirmoi një tjetër mbështetje për pensionistët si një paketë në prag të fushatës elektorale.

Edi Rama zgjodhi  të shmangë përgjigjen edhe për kërkesën e DEA amerikane , që të marrë informacion drejtpërdrejtë nga qytetarët për rastet e trafikut të drogës, duke lënë hije dyshimi për bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese në varësi të Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco