'Gjërat do ishin shumë më keq për të'/ Rama i përgjigjet ashpër Ahmetajt

'Gjërat do ishin shumë më keq për të'/ Rama i përgjigjet ashpër Ahmetajt

10:14, 09/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.

Gjatë një interviste televizive, Ahmetaj ishte shprehur se Rama nuk duhet të bëjë rolin e gjykatësit.

“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje.Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt," ishte deklarata e Arben Ahmetajt disa javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco