Këlliçi në ditën ndërkombëtare të gruas, rikujton 23 figura femrash të shquara shqiptare

Këlliçi në ditën ndërkombëtare të gruas, rikujton 23 figura femrash të shquara shqiptare

22:56, 08/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka përkujtuar me anë të një videoje në rrejtin e tij social Facebook, në ditën botërore të femrës disa nga zonja të shquara shqiptare nismëtare, udhëheqëse dhe protagoniste në fusha të ndryshme, që ndoshta nuk përmenden aq shpesh sa meritojnë për rolin që kanë pasur.

Statusi i plotë i Këlliçit:

Ne duhet të krenohemi me vajzat dhe gratë shqiptare. Historia e kombit tonë është e mbushur me shembuj të grave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Ne jemi populli i Teutës, Mamicës, Tringe Smajlit, motrave Qirjazi, Shote Galicës apo Xhevë Lladrovcit. Emri shqiptar sot ndërkombëtarisht nderohet nga Nënë Tereza, Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Majlinda Kelmendi apo Laura Mersini.

Meqënëse sot është 8 marsi, me ekipin tim vendosëm të përmendnim 23 zonja shqiptare të cilat kanë qenë nismëtare, udhëheqëse apo protagoniste në fusha të ndryshme, por që nuk përmenden aq shpesh sa meritojnë për rolin që kanë pasur.

Ju ftoj ta shpërndani këtë video, në nderim të veprës së këtyre 23 grave shqiptare dhe të gjitha nënave e motrave tona që sot festojnë ditën e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco