Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

20:26, 08/03/2023
A+ Aa A-

Nga Myslim Murrizi

E nderuar Znj.Kim!

Meqenëse sot mora vesh që ke lëvizur “derë më derë” të partive “kryesore” sipas gazetës së Carlos, mendova se ke ngatërruar Ditën e Verës që ne shqiptarët e kemi me 14 mars, jo me datë 8, dhe ke shkuar për të bërë ‘toj li toj mali’ siç bëjnë kalamanjtë tanë duke u futur derë me derë me shportë në dorë për të marrë karamele ose vezë nga çdo shtëpi, dhe ky është një ritual pagan. 

Por, nuk do ta besoja kurrë dhe do “zhgënjehesha” shumë nëse ke vajtur për t’i takuar sepse i mendon realisht figura politike kryesore.

Mirë unë që edhe mund të ta fal, por a ta falin këtë nënvlerësim dy të përzgjedhurit e Sorosit, Rama dhe Basha?

E more në qafë Damianin që e vlerësove si lider duke e takuar dhe ia fute pas shpine liderit suprem Rama!

Gjete rastin që lideri nuk është kthyer akoma nga Gjermania dhe ja punove pas kurrizit.

Edhe ju Znj.Kim po guxoni të hani dardha pas kurrizit të Ramës?

Epo, tani pra hapni sytë, se do ta pësoni njëlloj si ish-zyrtari i FBI-së që hëngri dardha pas kurrizit të tij.

Po si “guxuat” të takonit Enkelejdin që është në punë me firmë të Bashës, dhe harruat të takoni këtë “luftëtar”?

Po dëgjoje se çfarë thotë Znj.Kim, se për ju e ka më duket, kur thotë se kushdo që mendon se është dorëzuar, nuk e njeh mirë.

Po si e bëre këtë “gabim” fatal Znj.Kim që të nënvlerësosh një politikan luftëtar, triumfues, dhe fitimtar në çdo betejë?!

Megjithëse nuk më ke dëgjuar asnjëherë por këtë herë po ta them troç që sot ke marrë “fund”, dhe i ke bërë “gropën” vetes.

Shijo edhe këto ditë që je në Shqipëri dhe harroje se do jesh më në diplomaci apo administratën Amerikane.

Rama dhe Basha do ta “rregullojnë” qejfin tek Aleksi tani, se Xhorxhi as të mban mend, e as i kujtohesh se çfarë pune ke bërë për të.

Me këtë që ke bërë sot ndaj dy “liderave” supreme, që janë dy zemrat e vogla të Sorosit, nuk e di se si do ia dalësh. 

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë, do të thoshte Beqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku09/03/2023 08:39

Do te thoja qe nuk i heq asnje presje shkrimit tuaj z. Murrizi ! I persosur!

Shto koment

Denonco