Të gjithë në protestë: Nis marshimi i grave para 3 ministrive për t'u bashkuar tek Kryeministria

Të gjithë në protestë: Nis marshimi i grave para 3 ministrive për t'u bashkuar tek Kryeministria

10:43, 08/03/2023
A+ Aa A-

Një grup aktivistesh dhe anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas kanë nisur protestën përpara Kryeministrisë për t’i dhënë zë, të drejtave të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Një nga pjesëmarrëset në protestë deklaroi se protesta do të zhvillohet para tri institucioneve kryesore: Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale përpara se të përmbyllet përpara selisë së Qeverisë.

"Vajzat shqiptare janë të jashtëzakonshme. Çdo ditë krenohemi për arritjet e tyre, por sot nuk është ditë vetëm për të festuar", tha Barbara Doda.

Kurse Fjoralba Dizdari tha: "Është pikërisht kjo dita për të cilën ne jemi mbledhur këtu bashkë, së bashku me lidhjen e gruas kemi organizuar një protestë, sigurisht paqësore për të përcjellë pikërisht disa mesazhe për këtë ditë.

Kemi zgjedhur tre intitucione që janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Sociale për të dhënë mesazhet tona.

Sigurisht, duke qenë të shtyra edhe nga ndodhia që ka ndodhur, ngjarja e rëndë që ka ndodhur disa ditë më parë. Kur janë vrarë tri gra, dhe janë plagosur tri gra të tjera, edhe nëmbështetje të tyre, edhe në sensibilizim të politikave të këtyre intitucioneve. Këto institucione që ne kemi zgjedhur sot kanë një të përbashkët që lidhen me gruan, që lidhen më rënien e këtyre institucioneve të cilat nuk janë tashmë funksionale, të cilat nuk bëjnë më rolin e tyre, nuk përkrahin gratë dhe kanë pamjaftueshmëri sociale.

Sot jemi më të varfra se vitë më parë. Statistikat të marra edhe nga INSTAT, nga 2013 kur ka qenë PD, kanë emigruar rreth 4000 gra azilkërkuese, sot këto shifra janë alarmante, deri në rreth 8-9 mijë deri 11,000 gra që kërkojnë azil në vendet e BE.

Do të thotë që këto institucione që ne i kemi votuar vetë, tashmë kanë rënë. Unë ftoj gra, vajza edhe burra. Nuk është një reagim feminist, dua ta theksoj këtë, është një reagim njerëzor. Sot jo vetëm gratë vuajnë varfërinë, por i gjithë shteti shqiptar. Do t’ju ftoja që të bashkoheshim pas deklaratës sonë tek Kryeministria, do të jetë një protestë që do të zgjasë rreth një orë dhe secila mund të flasë për eksperiencat e saja të dhunave të formave të ndryshme dhe ju ftoj të na bashkoheni. Bashkë jemi më të forta!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco