‘8 marsi’/ Meta: Të përkushtohemi që gratë dhe vajzat të tejkalojnë çdo pengesë

‘8 marsi’/ Meta: Të përkushtohemi që gratë dhe vajzat të tejkalojnë çdo pengesë

10:30, 08/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh me rastin e 8 marsit.

Në postimin e tij në Facebook, Meta bën thirrje që së bashku të përkushtohemi që gratë dhe vajzat të tejkalojnë çdo pengesë dhe që shoqëria jonë të ecë përpara.

Sipas Metës, gratë, nënat dhe vajzat janë gjysma më e rëndësishme e familjeve tona dhe shoqërisë tonë.

Gëzuar të gjitha grave, nënave dhe vajzave shqiptare kudo ku ato janë. Gratë, nënat dhe vajzat janë gjysma më e rëndësishme e familjeve tona dhe shoqërisë tonë.

Ato janë baza e edukimit të fëmijëve tanë dhe e fateve të së ardhmes së vendit tonë. Ato shkëlqejnë në të gjitha fushat ndaj dhe duhen mbështetur më fortë për të shprehur gjithë potencialin e tyre.

Sot ato janë mjeke, pedagoge, politologe, sipërmarrëse, juriste, mësuese, menaxhere, nëna.

Gëzuar dhe njëherë 8 marsin dhe le të bashkojmë të gjithë përpjekjet tona që të tejkalojmë çdo pengesë dhe vështirësi në mënyrë që gratë, që nënat dhe vajzat shqiptare të shpërthejnë duke shprehur gjithë potencialin e tyre dhe energjitë më pozitive në të mirë të familjeve tona, të shoqërisë e sidomos të mirëedukimit dhe lumturisë së fëmijëve tanë’, u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco