Berisha: Sorosi ka harxhuar 19 miliardë dollarë në Evropë, kundër forcave të djathta

Berisha: Sorosi ka harxhuar 19 miliardë dollarë në Evropë, kundër forcave të djathta

17:48, 05/03/2023
A+ Aa A-

Në një takim me anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është një armik i egër i pluralizmit politik.

Berisha tha se, "asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit amerikan, i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon".

Berisha: Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm se ne besuam tek liria, vlerat. Kaluam në mori pengesash, sulmesh, përpjekjesh, për të na rrënuar. I kapërcyem ato. Në histori nuk gjendet kurrë një rast tjetër ku një multimiliarder, siç është Soros i cili vetëm në Evropë ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile, politikanë dhe forca politike, parlamentare etj., 19 miliardë dollarë, për të promovuar me të gjithë forcën e tij, ekstremin e majtë dhe forcat e majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta.

Asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit amerikan, i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon, kundër një force politike e cila ka qenë promotori më kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, një forcë politike e cila në përputhje me programin dhe orientimin perëndimor të kombit shqiptar, bëri gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri gjithçka për progresin e saj drejt BE-së dhe e vërteta është se marrëdhëniet në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me SHBA, njohën në 100 vite kulmet më të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco