Klevis Balliu: Përshkallëzim të aksionit politik. Të nisim mosbindjen civile!

22:04, 03/03/2023
A+ Aa A-

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu kërkon që opozita të përshkallëzojë aksionin politik. 

Çim Peka Live, Balliu tha se pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit, opozita duhet të nisë mosbindjen civile. 

"Jeta e përditshme në Tiranë nuk mund të vazhdojë më njësoj. Në Tiranë duhet të intensifikohet qoftë me bllokime rrugësh, por sidomos me bllokimin e investitucioneve që vjedhin shqiptarët. Mosbindja civile ndodh në të gjithë botën. Ne duhet të hyjmë në mosbindje civile. Me aktin e fundit duhet të veprojmë në mosbindje civile. Këtu gjykata nuk ka, Pamela vendos gjyqtarët, Rama vendos prokurorët. Këtu nuk mbetet gjë tjetër veçse përshkallëzim të aksionit politik", tha Balliu.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco