Mbi dy orë nga përfundimi i seancës, Gjykata e Apelit ende pa vendim

Mbi dy orë nga përfundimi i seancës, Gjykata e Apelit ende pa vendim

18:38, 03/03/2023
A+ Aa A-

Seanca maratonë në Gjykatën e Apelit, për vulën e PD, përfundoi rreth orës 16:30 të kësaj të premte. 

Kur kanë kaluar 2 orë nga tërheqja e trupës gjykuese, ende nuk kemi vendim. 

Jashtë gjykatës presin vendimin përfaqësues të Partisë Demokratike dhe ata të Enkelejd Alibeajt. 

Gjatë seancës, Sekretari për Çështjet Ligjore të PD, Ivi Kaso kërkoi moslegjitimin e kërkesës së Indrit Sefës, përfaqësues i Enkelejd Alibeajt, pasi nuk është palë në proces. 

Partia Demokratike kërkon lënien në fuqi të vendimit të 25 marsit 2022 të gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu si legjitim Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet statutore që u morën. 

Ndërsa Enkelejd Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për gjykim. 

Ende pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. 

Pjesë nga diskutimet në seancë

Ivi Kaso: Kërkojmë mos njihet ankimimi i palës tjetër dhe rrëzimim e ankimit. Nëse do të legjitimihet do të ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike, precedent që deri më sot ka qenë i qartë. Dhe gjykata nuk mund të bëhet arbitër mes problemeve të brendshme të një partie.

Indrit Sefa: Kërkojmë në bazë të kërkesës prishjen e vendimit të Agron Zhukrit ose prishjen e vendimit dhe kthimin në shkallë të parë me një tjetër trupë gjykuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco