Skandali 'McGonigal'/ Hasimja: Përgjigjet e Ramës tregojnë se është në pozicion të ndërlikuar

Skandali 'McGonigal'/ Hasimja: Përgjigjet e Ramës tregojnë se është në pozicion të ndërlikuar

18:48, 02/03/2023
A+ Aa A-

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja i ftuar ditën e sotme në ‘Task Force’ me Sonila Meçon u shpreh se fjalimi i Ramës sot në Parlament ishte një fjalim që tregonte se ai është i detyruar të thotë ato që nuk mund t’i bien poshtë, nëse dalin informacione të tjera.

Hasimja u shpreh gjithashtu se shqiptarët nuk janë të ndikuar aq sa duhet nga ky skandal sepse populli ynë ka prirjen të ndikohet vetëm nga skandale që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me xhepat e tyre.

“Ndryshe nga situatat të tjera ku Rama e ka pasur përgjigjen e gatshme menjëherë sepse në fund të fundit ka folur përpara opinionit publik, tashmë është dhe një fakt tjetër me të cilin detyrohet të jetë shumë i kujdesshëm. Kur flet në Parlament në raport me këtë çështje ka parasysh se ka spektator edhe SHBA-të, përmes përfaqësuesve të vet kuptohet. Nga ana tjetër, as vetë Rama se di si do i shkojë filli kësaj pune, kështu që është i detyruar të thotë ato që nuk i përplasen nëse del diçka tjetër. Kështu që është në një pozicion që për nga mënyra se si përgjigjet, tregon se është në një pozicion të ndërlikuar dhe të sikletshëm.

Rasti i McGonigal tregon diçka, po ta shikosh nga mënyra si funksionon opionioni publik  politika në Shqipëri. Nuk është diçka që do shkaktonte ndonjë revolucion, është diçka që edhe nëse akuzat do faktoheshin 100 përqind, ata që do votojnë në zgjedhjet e arsdhshme për PS me shumë gjasa do ndikohen shumë pak nga ky lloj skandali, maksimumi që mund të jepet është efekti i ftohjes ose i heqjes së mendimit se Rama e ka mbështetjen e amerikanëve ose se ka patur herë pas here, etj ejt. Pse? Sepse kemi një sistem të ndërtuar mbi parime klienteliste, me njerëz të kapur nga vendi i punës favoret, që në logjikën e tyre nuk ndikohen nga imazhi i një partie. 

Kjo me shumë gjasa ka skandalizuar më shumë amerikanët se sa shqiptarët.Po të kish ndodhur kjo në një vend si Gjermania apo Franca aty do ishim duke folur për gjëra të tjera, se kush do drejtojë qeverinë e ardhshme. Po flasim për një vend si Shqipëria ku mjafton të hapësh ‘Facebookun’ të shikosh se çfarë ndodh. Nëse njerëzit nuk skandalizohen me gjëra që prekin drejpërdrejt xhepin e tyre është shumë e vështirë të preken nga një skandal diplomatik”, u shpreh Hasimja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco