'McGonigal ka shëtitur Ballkanin'/ Ina Zhupa: Asnjë kryeministër tjetër nuk përmendet në aktakuzë, si Rama

17:50, 02/03/2023
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Ina Zhupa e ka cilësuar si të pavlefshëm fjalimin shfajësues të Edi Ramës se nuk është në hetim në SHB A. 

Në fjalën e saj nga Kuvendi, Zhupa tha se Shqipëria është kthyer në një xhungël, ku ligji është thjeshtë një copë letër. 

Deputetja demokrate theksoi se Charles McGonigal ka shëtitur Ballkanin, por asnjë kryeministër tjetër nuk përmendet në aktakuzë si Edi Rama. 

Ata që duhet të ishin në burg, janë rrugëve duke vrarë gra të pafajshme dhe të tjerë janë në këtë parlament të veshur me imunitet nga mazhoranca .

Sot ishte dita e përgjigjes së pyetjeve por nuk ndodhi. Kryeministri erdhi dhe tha një recitim, nuk iu përgjigj asnjë pyetje. Ju po harxhoni kohën e debatit politik për të krijuar kauza të reja, për të na treguar se opozita po qeveris keq dhe kush është e mira apo e keqja në opozitë.

Ata që duhet të ishin në burg, janë rrugëve duke marrë tendera, ata që duhet të ishin në burg ishin në parlament, të veshur me imunitet nga mazhoranca. McGonigal ka shëtitur Ballkanin, por asnjë kryeministër tjetër nuk përmendet në aktakuzë. McGonigal kishte takuar shumë prej jush, por asnjëri nga ju nuk i del emri në aktakuzë si kryeministrit.

Rama thotë që janë të vërteta, këtë e dinim. Por, pse nuk po jep dorëheqjen? Kur thotë e takova, edhe këtë e dinim, por kush e rekrutoi kë?

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë nuk paguhet që të bëjë luftë politike kundër opozitës. Ky është një shpërdorim i pastër i detyrës, që nuk e heton drejtësia amerikanë, kjo është detyrë e drejtësisë shqiptare.

Mediat amerikane, Edi Rama i quan kazan, ndërkohë, medieve shqiptare iu vë gjoba.

Ne në Shqipëri nuk mund të diskutojmë, nuk mund të kërkojmë llogari. Ne kërkojmë një Komision hetimor, pasi qytetarët shqiptar duan të dinë se nga kush qeverisen, ku shkojnë taksat e tyre.

Me emrin e Amerikës doni të fshihni interesat tuaja klienteliste, u shpreh Zhupa në fjalën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco