SYRI TV/ Berisha: Edi Rama do të shembë mbi 96 mijë banesa në Tiranë

09:08, 01/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se ka për qëllim të shembë 96 mijë banesa në Tiranë përmes projekt-vendimit të fundit të miratuar nga qeveria. Gjate një takimi me strukturat e Partisë Demokratike të degëve 6, 13 dhe 16 në kryeqytet, Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 3 marsit, si dhe paralajmëroi përdorimin e çdo mjeti të mosbindjes civile për rrëzimin e qeverisë Rama. Lideri demokrat tha se Edi Rama e ka vendin në burg ashtu si edhe ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Mcgonigal

SYRI TV

Tre ditë para protestës kombëtare të 3 marsit, lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e degëve 6, 13 dhe 16 në Tiranë.

Në fjalën e tij Berisha u ndal tek projekt vendimi i fundit i qeverisë Rama për shembjen e banesave, dhe akuzoi kryeministrin se ka për qëllim të shembë 96 mijë banesa në kryeqytet.

Sa i takon skandalit me McGonigal, Berisha deklaroi se Rama duhet të shkojë pas hekurave ashtu si ish-zyrtari i lartë i FBI-së dhe foli edhe për rolin e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë skandal.

Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 3 marsit, si dhe paralajmëroi përdorimin e çdo mjeti të mosbindjes civile për rrëzimin e qeverisë Rama. 

Në lidhje me gjyqin për vulën e PD dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, Berisha pati një mesazh direkt për Edi Ramën.

Lideri demokrat tregoi edhe arsyet se pse pas 14 majit, Bashkinë e Tiranës duhet ta drejtojë Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco