Skandali/ Sponsorët e ekspozitës së Edi Ramës në Hong Kong të dënuar me burg në SHBA dhe Kinë

Skandali/ Sponsorët e ekspozitës së Edi Ramës në Hong Kong të dënuar me burg në SHBA dhe Kinë

17:12, 28/02/2023
A+ Aa A-

Ekspozita vetjake e kryeministrit Edi Rama, e hapur në Hong Kong në nëntor të vitit 2015 është sponsorizuar nga dy biznesmenë kinezë të cilët janë dënuar me burgim, njëri në Kinë dhe tjetri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjala është për 2 drejtuesit e kompanisë CEFC Energy Company, me të cilët rezulton të jetë i lidhur këshilltari pa pagesë i Edi Ramës, Dorian Duçka. Ndonëse Rama nuk ka bërë asnjëherë transparencë mbi sponsorizimin e ekspozitës, faktet tregojnë se ai ka përfituar personalisht, edhe pse ligji e ndalon që zyrtarët e lartë të marrin dhurata e favore. 

SYRI TV

Ekspozita vetjake e kryeministrit Edi Rama, e hapur në Hong Kong në nëntor të vitit 2015 është sponsorizuar nga dy biznesmenë kinezë të cilët janë dënuar me burgim, njëri në Kinë dhe tjetri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 8 vjet më parë kryeministri Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale kënaqësinë për hapjen e një ekspozite vetjake me piktura në Hong Kong, ku gjendej për takime me biznesin e vendit të pasur aziatik.

Të dhënat e identifikuara së fundmi tregojnë se ekspozita u hap me mbështetjen dhe sponsorizimin e dy kompanive private nga Kina dhe Hong Kongu. Kompania e parë ishte CEFC Energy Company, e cila më pas solli përfaqësuesit e saj në Shqipëri, nëpërmjet këshilltarit pa pagesë të Ramës, Dorian Duçka, i cili ishte edhe rrogëtar në atë shoqëri private kineze. 

Në një dokument të Komitetit të mbikëqyerjes dhe llogaridhënies të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dates 21 Shkurt 2023, i cili mban firmen e kreut të këtij komiteti, kongresmenit James Komer, bëhet e ditur se 2 drejtuesit e kompanise kineze CEFC, Patrik Ho dhe Ye Jianming janë arrestuar dhe dënuar për veprat penale të korrupsionit në SHBA dhe Kinë. 

ImageImage

Në vitin 2018, Departamenti i Drejtësisë dënoi Patrick Ho nën akuzat e shkeljes së Ligjit për Vepra të Korrupsionit të Huaj, pastrim parash dhe komplot. Një gjykatë lokale e dënoi Zotin Ho me 3 vite burg për rolin e tij në skemën ndërkombëtare të ryshfetit. Gjatë gjyqit, ju dëshmuat lidhur me lidhjet tuaja të biznesit me zyrtarë të caktuar të CEFC, duke përfshirë Kryetarin Ye Jianming dhe Patrick Ho, të cilët kishin lidhje me Partinë Komuniste Kineze. Pasi Patrick Ho u arrestua, raportet sugjerojnë se qeveria Kineze po ashtu ndaloi Kryetarin Ye për shkelje të ligjeve kineze të ryshfetit.

Komiteti i Mbikëqyerjes i Kongresit SHBA   

Sponsori i dytë ishte një rrjet dyqanesh antikuaresh në Hong Kong, e quajtur “Akademia Kineze e Kulturës”.

Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjëherë publike të dhënat mbi sponsorizimin për ekspozitën, që mbi të gjitha, ishte tërësisht në përfitim të tij personal. Ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave” ndalon zyrtarët e lartë që të marrin dhurata, favore apo trajtime preferenciale në mënyrë direkte apo indirekte, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Rama ishte në Hong Kong për shkak të pozitës zyrtare si kryeministër.

Ndaj, favori që dy kompanitë aziatike i kanë bërë atij për ekspozitën ishte për shkak të funksionit të tij dhe jo për aftësi të spikatura botërore në artin e pikturës.

Është e paqartë nëse ai e ka deklaruar këtë dhurim në formë sponsorizimi nga dy kompanitë e huaja, por ajo që duket e sigurt është se ekspozita e Ramës duhet të ketë kushtuar shumë, nisur nga fakti se Hong Kongu është një prej vendeve më të pasura dhe me standart ekonomik më të lartë në botë.

Syri TV konsultoi të dhënat e deklaratës së pasurisë të kryeministrit Edi Rama për vitin 2015.

Në formular ai deklaron se ka krijuar rreth 26 milionë lekë të vjetra nga shitja e librit “Kurban” dhe veprave artistike, pa i specifikuar se si dhe ku janë shitur pikturat e tij.

Ndërkohë, në pjesën publike të deklaratës së pasurisë nuk përmendet sponsorizimi që ai ka përfituar për ekspozitën në Hong Kong. Në rastet kur zyrtarë nuk deklarojnë dhuratat apo trajtimet favorizuese, kryejnë veprën penale të “fshehjes së pasurisë”.

LEXO EDHE: 

SYRI TV/ Ekspozita e Ramës me financime të dyshimta, u sponsorizua nga kinezët e Duçkës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco