Zv/kryetar i Komunës Bujanoc: Të jetë asosacioni i njëjtë po si ai që kërkojnë serbët në Kosovë

16:59, 28/02/2023
A+ Aa A-

Me skype nga Lugina e Presheves, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, zv/kryetar i Komunës Bujanoc, Shqiprim Musliu, foli për pikat e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Musliu theksoi se ne si shqiptarë të kësaj pjese e kemi të lidhur fatin me Kosovën dhe nga kryeministri Kurti dhe presim të jetë më këmbëngulës për fatin e shqiptarëve të kësaj pjese që kërkojnë po ato të drejta që kërkojnë për serbët në Kosovë.

Sipas Musliut, nga tre komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës është miratuar asosacioni i komunave njësoj si ajo që sot po e kërkojnë për serbët në Kosovë.

Musliu: Ne si shqiptarë të kësaj pjese e kemi të lidhur fatin me Kosovën. Nga tre komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës ne kemi miratuar asosacionin e komunave po të njëjtën që sot po e kërkojnë për serbët në Kosovë dhe kjo kërkesë është bërë publike dhe nga kryeministri Kurti dhe presim të jetë më këmbëngulës për fatin e shqiptarëve të kësaj pjese që kërkojnë po ato të drejta që kërkojnë për serbët në Kosovë.

Ka dy tabu. E para është shpresa te kryeministri Kurti të jetë asosacioni i njëjtë po si ai që kërkojnë serbët në Kosovë. Këto 11 pika prekin drejpërdrejtë jetën e shqiptarëve në këtë pjesë duke pasur parasysh njohjen e diplomave pasi tani e 11 vite nuk njihen diplomat e lëshuara në Kosovë dhe Serbia.

Këto 11 pika japin një sinjal që nëse njihen diplomave, hapi i dytë është se shqiptarët në vazhdimësi pasivizohen dhe njohja e pasaportave i krijon pamundësi zhvillimit të pasivizimit të shqiptarëve në këtë pjesë dhe kjo është një shpresë për qytetarët tanë në këtë pjesë. Ne në marrëveshje finale kërkojmë që shqiptarët të përfaqësohen po aq sa përfaqësohen serbët në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco