'Skandali McGonigal tronditi botën'/ Vasili: Rama duhet të ishte dorëhequr në sekondë

'Skandali McGonigal tronditi botën'/ Vasili: Rama duhet të ishte dorëhequr në sekondë

17:15, 25/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar skandalin “McGonigal”, aferën korruptive të ish-zyrtarit të arrestuar të FBI dhe kryeministrit Edi Rama. 

Vasili tha Edi Rama duhet të ishte dorëhequr në sekondë.

Në fjalën e tij, Vasili tha se nëse në SHBA po zhvillohen hetime në disa institucione, në Shqipëri opozita nuk u lejua të ngrejë një komision pavarësisht se kjo aferë sipas tij tronditi botën.

Ndër të tjera, ai akuzoi SPAK se është kapur nga kryeministri Edi Rama prandaj ka “mbyllur sytë dhe veshët përpara këtij skandali”.

“Nuk janë pak të përmendet 14 herë në aktakuzë, duhet të ishte dorëhequr në sekondë ndërkohë drejtësia duhet të kishte hapur një proces të rëndësishëm sepse nuk ka pasur në pluralizmin shqiptar kurrë që një kryeministër të arrijë që veprimet e tij të jenë antiligjore, mafioze dhe të arrijë deri në këtë nivel, drejtësia i ka dhënë vetvetes një goditje shumë të rëndë që nuk ka hapur hetime, sepse ka të implikuar SHBA një zyrtar, një nga drejtor dhe ka hetim në kongres, senat, heton FBI, drejtësia të gjithë instrumentet shtetërorë janë në këmbë për një drejtor ndërsa këtu është inkriminuar kryeministri i Shqipërisë.

Atje ka komision këtu refuzohet të ngrihet sepse Gjykata Kushtetuese ka propozuar disa ndryshime dhe ne tani po presim ata dhe nuk ngremë komision. Kushtetuta thotë që është e detyruar të ngrihet komision hetimor, në momentin që ligji ndryshon hyn në fuqi i riu po për të penguar në cdo mjet transparencën po shkelin ligjin. Kam dëgjuar që opozita po bllokon parlamentin po ne po mundohemi të zhvillojmë komisione, seanca me pyetje nuk zhvillohen.

Problemi qëndron që komisioni ka këto qëllime, të zbulojë fakte të reja por nuk arrin të pretendojë më shumë seç zbulon SPAS, hedh dritë mbi fakte të reja të mundshme se mbledhjet e tij janë të hapura. Në të gjitha rastet çdo shqiptar dujke e ndjekur në TV do të kuptoni që në këtë aferë që ka tronditur botën se dalin artikuj në mediat më të rëndësishme të botës, çdo shqiptar do të kuptonte çfarë qeverisje ka.

SPAK dhe Byroja e Hetimet u mbështetën nga SHBA, ndërkohë kemi të bëjmë me një çështje të rëndë dhe këto institucione të ngritura enkas për korruptimin dhe shpërdorim e detyrës në nivelin më të lartë janë në heshtje totale. Qytetarët e kanë shumë të qartë që këto janë të kapura nga Edi Rama kanë lidhur duart dhe kanë mbyllur sytë e dhe veshët në të kundërt dhe me një artikull të dalë në mediat botërore që përçojnë politikën e një vendi”, tha Vasili për Panorama Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco