Muçollari: Kur fëmijët i çohen si audiencë të fiksuarit për vëmendje, të rriturit e paskan lënë!

Muçollari: Kur fëmijët i çohen si audiencë të fiksuarit për vëmendje, të rriturit e paskan lënë!

15:09, 25/02/2023
A+ Aa A-

Grigels Muçollari, Sekretari i Përgjithshëm i FRPD nuk ka pasur kohë të ndiejë krenari nga mbështetja që i kanë dhënë qytetarët në Tiranë, një marshimi solidariteti me popullin e Ukrainës në 1-vjetorin e luftës kundër forcave ruse, pasi shpejt ka zbuluar se në të janë dërguar me urdhër nga bashkia e Tiranës, nxënësit e shkollave nëntëvjeçare.

Në një mesazh në Fb, Muçollari, ka shprehur shqetësimin e tij se si edhe në një rast drithërues si ky, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka menduar të përdorë fëmijë dhe ta shfrytëzojë marshimin e shqiptarëve kundër luftës, për interesat e veta elektorale.

“Unë jam pro marshimit kundër luftës. Kudo dhe kurdo ndodhtë, lufta është mizori dhe vdekje, - shkroi Muçollari. - Jam dyfish solidar me popullin ukrainas, sepse ata mbrojnë lirinë e tyre, dhe kauza e lirisë i përket çdo populli.

Do të isha më se dakord që shkolla të ndërgjegjësonte fëmijët kundër luftës, të nxiste tek ta dëshirën për paqe dhe solidaritet mes popujve, dhe pse jo të vetorganizoheshin për një marshim të tillë të gjithë bashkë, nxënës, mësues e prindër.

Mirëpo kur shoh se drejtoritë e shkollave marrin urdhër politik për të lënë mësimin, sepse kryebashkiakut i duhet një tribunë për të folur, kjo më prish ditën.

Fëmijët e shkollave i çohen si audiencë një të obsesionuari për vëmendje. Nga ana tjetër, mijëra të vrarë në Ukrainë përdoren si medalje në Tiranë. Një hipokrizi kryebashkiake, që edhe vëmendjen kërkon ta vjedhë.  Ah more i shkretë! E ke kuptuar që të rriturit po të lënë e po përdor fëmijët!”, përfundoi Muçollari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco