Meta: Kryebashkiak më të mirë për plagët e Kukësit se Dr. Admir Sinamati, nuk mund të gjendej!

Meta: Kryebashkiak më të mirë për plagët e Kukësit se Dr. Admir Sinamati, nuk mund të gjendej!

11:34, 25/02/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta ka zhvilluar sot në Kukës, takimin e parë me Dr. Admir Sinamatin të zgjedhur kandidat të opozitës për bashkinë e Kukësit.

Kreu i Partisë së Lirisë është shprehur me superlativa për këtë personalitet në bashkëbisedimin që pati sot me qytetetarët atje.

“Kënaqësi ta nisja takimin e parë në Kukës me Dr. Admir Sinamatin kandidatin e mrekullueshëm për kryebashkiak të Kukësit," - shkroi Meta në Fb në nisje të takimit.

“Një intelektual i shkëlqyer, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë dhe mjek i njohur për humanizmin e tij.  Kryebashkiak më të mirë për të shëruar plagët e Kukësit nuk mund të gjendej. Partia e Lirisë beson se me Dr. Admirin i japim shpresë të rinjve të shohin të ardhmen e tyre në Kukësin e mrekullueshëm.”

Në video, fjala e Metës me pjesëmarrësit: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco