Para takimit me Vuçiç në Bruksel, Kurti bisedon me diplomatin amerikan Chollet

Para takimit me Vuçiç në Bruksel, Kurti bisedon me diplomatin amerikan Chollet

07:46, 25/02/2023
A+ Aa A-

Tri ditë para takimit të së hënës në Bruksel me presidentin serb Alekandër Vuçiç, Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Në njoftimin zyrtar të lëshuar thuhet se biseda ishte "si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të  rregullt, veçanërisht tani në prag të takimit të së hënës në Bruksel."

Gjatë kësaj bisede, Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.

Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht.

Gjatë kësaj bisede, z. Chollet u njoftua nga Kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, kemi shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas."

LEXO: BE: Takimi Kurti - Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco