'Triumf i jashtëzakonshëm'/ Meta: Marrim shumicën e bashkive. Opozita do fitojë Tiranën, Durrësin, Elbasanin!

23:05, 24/02/2023
A+ Aa A-

"Opozita do të fitojë shumicën e bashkive në 14 maj". 

Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në "Çim Peka Live" duke shtuar se Partia Demokratike dhe partitë e koalicionit opozitar do të fitojnë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. 

Meta tha se 14 maji do të jetë një triumf i jashtëzakonshëm i qytetarëve të cilët do të ndëshkojnë me votë vjedhjet dhe arrogancën e rilindasve. 

"14 maji? Një triumf i jashtëzakonshëm i qytetarëve, i atyre që u nëpërkëmbën në mënyrën më mizore në këto 4 vjet, që nuk patën një këshilltar, që të ngrinin shqetësimet e tyre, që u vodhën në mënyrën më të pashpirtë dhe që u trajtuan me arrogancën më të rëndë nga rilindasit. Ky është një triumf i jashtëzakonshëm në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe jam i bindur në shumicën e bashkive të Shqipërisë", u shpreh Meta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco