Deklaratat e ish-ministrit Ahmetaj/ Koka: Qentë e rilindjes po hanë kokat e veta

16:41, 24/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Bledian Koka ka folur për dritëhijet e deklaratës së ish-ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Koka tha se Ahmetajt mbrëmë i ka ardhur goja dhe se u kujtuar se kryeministri Edi Rama po bënte gjykatësin dhe se Erion Veliaj ka firmosur për inceneratorët.

Sipas gazetarit, ish-ministri Ahmetaj e ka kuptuar se në këtë rast kryeministri ka vendosur ta lëshojë atë.

Gjithashtu, Koka theksoi se shqiptarët duhet ta kuptojnë se në krye nuk qëndron një kryeminsitër që zbaton ligjin, rregulloren dhe nuk firmos koncesionet dhe PPP korruptive fap fap fap por që i verifikon ato dhe i ndërton më bazën e arsyes dhe nevojës që kanë qytetarët.

Koka: Fiks mbrëmë manecit Arben Ahmetajt i ka ardhur goja. U kujtuar se Edi Rama po bënte dhe gjykatësin. U kujtuar që edhe Erion Veliaja ka firmosur. Në disa herë ishte vetëakuzues, në disa herë ishte dhe tregues e asaj që ndodh realisht në Shqipëri. Praktikisht kur Ahmetaj thotë se Edi Rama duhet të bëjë Kryeministrin dhe jo gjykatësin na konfirmon atë që ne kemi thënë më shumë se një herë se është Edi Rama që e kontrollon sistemin e drejtësisë. Më shumë se një herë në daljet në publik të Ramës, kryeministri i një vendi që flet me kode mafioze me bashkëpunëtorët e tij për t’ja lëshuar drejtësisë që e kontroll vetë dhe doli zbuluar.

Në këtë rast zoti Ahmetaj e kuptoi se kryeministri ka vendosur ta lëshojë atë. Deri në momentin që Rama doli në Opinion, Arben Ahmetaj i bënte shpërndarje të gjitha postimeve të Ramës në Facebook me shpresën që Rama do ta amistonte, e kuptoi që në fakt Rama ka vendosur ta lëshonte ashtu siç bëri më Saimir Tahirin dikur apo rasti i Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Po shohim fiks qentë e rilindjes që po hanë kokat e veta.

Edi Rama është i gatshëm që të lëshojë dikë dhe të heqë vëmendjen nga skandali që është zhytur kokë e këmbë vetë, duhet ta kuptojnë se ky është fati që i pret.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se në krye nuk qëndron një kryeminsitër që zbaton ligjin, rregulloren dhe nuk firmos koncesionet dhe PPP korruptive fap fap fap por që i verifikon ato dhe i ndërton më bazën e arsyes dhe nevojës që kanë qytetarët.

Mbrëmë ishte një shfaqje e trishtë por edhe konfirmuese demaskuese për të gjitha ato që ne si media i kemi denoncuar, një kryeministër që verpon si kryetar i një organizate mafioze që ka në kontroll drejtësinë që ka në kontroll duart që vjedhin shqiptarët dhe që ka në kontroll lëshimin e anëtarëve të bandës saherë atij i duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco