Gjobëvëniet e McGonigal/ Berisha: FBI dhe Kongresi i SHBA të hetojnë veprimtarinë e Yuri Kim me vizat

Gjobëvëniet e McGonigal/ Berisha: FBI dhe Kongresi i SHBA të hetojnë veprimtarinë e Yuri Kim me vizat

12:43, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi publikisht sot se agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal dhe ekipi i tij i kanë kërkuar një gjobë biznesmenit Ylli Ndroqi. Berisha kërkoi zyrtarisht që FBI dhe Kongresi i SHBA, të hetojnë veprimtarinë e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

“E vërteta është se historia e gjobave nuk është vetëm veprim i McGonigal dhe famëzinjve të tij, Duçka dhe Neza. Historia e gjobave është më e gjerë.

Siç denoncoi haptas dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të blacklistuar dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Ky realitet jo vetëm që nuk u përgënjeshtruar nga Yuri Kim, por ajo thërriste biznesmenë dhe i kërcënonte në ambasadë me blacklistim nëse mbështesin Sali Berishën.

Një lukuni e tërë u lëshua mbi biznesmenët shqiptarë për t’i gjobitur ata në mënyrën më antinjerëzore. Vizat, i përdori në këtë funksion Yuri Kim. Edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, të hetojë veprimtarinë e saj dhe të personave që janë marrë me vizat. I bëj thirrje FBI-së të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare.

I bëj thirrje Kongresit të SHBA, të hetojë në mënyrë të veçantë dosjen shqiptare të kësaj afere, implikimet e padiskutueshme, terrenin në funksion të kësaj gjobëvënie të shpifur, të turpshme. Sepse në këtë mënyrë do të mund të merren të gjitha masat, do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit.

Nëse Agron Neza dhe Dorian Duçka gjobitën një seri biznesmenësh, atë e bënë në emër të FBI-së.

Ne do kontribuojmë, do përpiqemi. Komisioni hetimor do krijohet do apo nuk do Edi Rama. Edhe njëherë, dënoj këtë veprimtari të shëmtuar, të turpshme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco