Shehu paralajmëron deputetët e PS: Ky, një grusht shteti! Kjo 'shpatë' do bjerë mbi kokat tuaja nesër!

Shehu paralajmëron deputetët e PS: Ky, një grusht shteti! Kjo 'shpatë' do bjerë mbi kokat tuaja nesër!

11:30, 23/02/2023
A+ Aa A-

Edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu, u bëri thirrje sot deputetëve socialistë në Kuvend që të mbështesin kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për aferën e kryeministrit Edi Rama.

Shehu paralajmëroi se me këto veprime që po bëhen në Kuvend, me bllokimin e opozitës, po shkohet në diktaturë.  

“Kërkesa jonë bazohet mbi ligjin e këtushëm ashtu siç është. Sot këtë kemi ligj dhe jeni të detyruar ta zbatoni të gjithë së bashku. Kjo është e vërteta e madhe, ndryshe pastaj zonja kryetare jo vetëm shkelet rregullorja dhe demokracia e parlamentarizmi hidhet në kosh, por ndryshe këtu kemi të bëjmë me grusht shteti. Këtu kemi të bëjmë me grusht shteti institucional.

Nuk ka të drejtë askush të bëjë të tilla veprime. Janë veprimet më të rrezikshme për demokracinë  këto gjëra, janë veprime të cilat pjellin pastaj diktaturat. Jemi në regjim, po shkojmë në diktaturë. Dhe këtu duhet të qëndrojmë të gjithë. Dhe unë ju bëj thirrje të nderuar kolegë socialistë, tërheq vëmendjen tuaj të kuptoni se kjo “shpatë” do të bjerë mbi kokat tuaja nesër, siç bie mbi kokat e gjithë demokracisë shqiptare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco