Denoncimi i fortë: 'Në sallat e gjyqit të GJKKO zhvillohen teatro absurdë'

Denoncimi i fortë: 'Në sallat e gjyqit të GJKKO zhvillohen teatro absurdë'

11:22, 23/02/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Nuk e kam zakon, madje e konsideroj shkelje etike të rëndë, që të nxjerr në publik debate apo dokumenta të çështjeve gjyqsore që ndjek si avokat.

Kjo është arsyeja që nuk komentoj kurrë për çështje të miat.

Por nuk kam ndalur e as kam ndërmend të ndal së kritikuari sjelljen e parregullt, deri dhe abuzuese,të intitucioneve të drejtësisë në vend.

Sepse kjo i shërben interesit publik.

Në sallat e gjyqit të GJKKO, fjala vjen, salla ku media nuk hyn dhe nuk e kuptoj përse, zhvillohen teatro absurdë, ku të gjithë pjesëmarrësit aty sillen si të pandehur. Prokurorët akuzojnë në tym, me supozime dhe thashetheme rrugësh. Gjykatësit noterizojnë thashethemet e prokurorëve. Të pandehurit janë, të pandehur me titull!!!

Avokatët vijnë vërdallë me ca fjalë të drunjta e neveritëse që fillojnë me "i nderuar"...

Bahhh!

I nderuar...

Për besë, po të ma thotë dikush këtë fjalë e marr për fyerje.

Nejse, mjer atë që zë halli!

Nuk jemi më në kushtet e ndjekjes penale, por në përndjekje shtetërore.

Ligjet e shkruara nuk vlejnë. Ato që vlejnë janë vetëm ligjet e inkuizicionit dhe të prezumimit të fajsisë.

Shqiptarët para drejtësisë janë ose të fajshëm ose të çmendur. Në çdo rast nuk janë qytetar me të drejta, por statistikë për pushtetin.

(Pu)shteti i sotëm dhe (pu)shteti i Enverit dallojnë vetëm në stil.

Enveri, me ligjet e gjykatat e tij, të merrte jetën.

Edvini, me ligjet e gjykatat e sotme, të merr frymën deri sa të të dalë shpirti.

Kjo e Edvinit duket më demokratike, se ngjan si vdekje natyrale...
-----
*Reflektim pas një dite të gjatë në gjyqe.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco