Diktati i Ramës/ Byroja e Kuvendit rrëzon ankimin e deputetëve të PD

Diktati i Ramës/ Byroja e Kuvendit rrëzon ankimin e deputetëve të PD

10:24, 23/02/2023
A+ Aa A-

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD.

Brenda pak minutash, Byroja e Kuvendit mori vendimin dhe rrëzoi ankimin e deputetëve, duke treguar se është nën diktatin e Edi Ramës. Mbledhja u zhvillua me shpejtësi, pa praninë e deputetëve opozitarë dhe pa i dëgjuar pretendimet e tyre.

Deputetët e PD kishin ankimuar vendimin, duke theksuar se ishte i parregullt.

"Vendimi i përjashtimit ndaj 6 deputetëve u mor në datë 21.02.2023, por hyn në fuqi të nesërmen, ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16.02.2023. Kjo bëhet për qëllimin e vetëm që të pengohen deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seance parlamentare si dhe në komisione.

Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023 shkel Nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.

4. Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023, është marrë në shkelje të Nenit 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në mungesë totale transparence, pa prezencën e deputetëve akuzues që kishin nënshkruar kërkesën për përjashtim, si dhe në mungesë provave, fakteve, apo indicieve," thuhej në ankimin e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco