‘Darka 10 mijë dollarë Rama-McGonigal’/ Dy konstatimet më interesante të Allison Guerriero

‘Darka 10 mijë dollarë Rama-McGonigal’/ Dy konstatimet më interesante të Allison Guerriero

19:08, 22/02/2023
A+ Aa A-

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, vazhdon të jetë e pranishme në median amerikane, por edhe atë shqiptare, në lidhje me mega-aferën e ish-agjentit të lartë të FBI me kryeministrin shqiptar.

Ashtu siç ndodh rëndom në stilin e propagandës, duke mos kundërshtuar dot deklaratat e saj, kryeministri dhe shpura e tij janë marrë me personalitetin e saj, duke thënë se është e alkoolizuar e duke shpikur të tjera histori.

Por në intervistën e saj për One America News, e cila ka bërë shumë bujë në SHBA dhe Shqipëri, dhe që është publikuar në dy pjesë të ndara, ajo ka treguar se jo vetëm ka shumë informacione për këtë skandal, por edhe se ka disa qëndrime vërtet interesante.

Në pjesën e parë të intervistës, ajo u bë lajm për faktin se tha se nuk kishte dëgjuar për një politikan më të korruptuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ajo theksoi se kryeministri shqiptar dhe Charles McGonigal flisnin dhe dërgonin mesazhe përditë.

Por konstatimi më interesant i saj është se ajo kishte menduar se Charles po komunikonte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pasi është drejtues i një vendi aleat të NATO-s dhe po e ndihmonte të çrrënjoste korrupsionin, jo të bënte të kundërtën e kësaj.

Logjika e Guerrieros është e qartë: një vend aleat mund të konsiderohet mik dhe kurrë një armik. Prandaj ajo është habitur se përse duhej të korruptonte Edi Rama një agjent kaq të lartë të FBI-së. Arsyeja se pse kjo ka ndodhur është se Ramës i duhej McGonigal është për të mundësuar qëndrimin sa më gjatë në pushtet në mënyrë korruptive duke goditur opozitën.

Në pjesën e dytë të intervistës, ajo tregon se si vetëm një darkë mes kryeministrit Edi Rama dhe Charles McGonigal në një restorant luksoz në Nju Jork ka kushtuar mbi 10 mijë dollarë. Ajo thotë se FBI e ka besuar dhe se e ka pyetur në lidhje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Por pjesa më interesante është kur ajo thotë se çështja e McGonigal do zgjerohet dhe do ketë akuza shtesë. Guerriero bën konstatimin e duhur, se McGonigal mund të jetë kapur siç ka ndodhur me Al Kaponen, gangsterin e famshëm amerikan. Ky i fundit akuzohej për një mal me krime monstruoze, por në fund gjetën mënyrën se si ta rrasin brenda për akuzën ‘qesharake’ të evazionit fiskal. Këtu nisi rrënimi i Kapones. Sipas saj, FBI do i shkojë deri në fund kësaj çështje, pasi duhet të rregullojë besueshmërinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ok22/02/2023 20:59

Ok

Shto koment

Denonco