Skandali McGonigal/ Guerriero: Edi Rama është politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar

Skandali McGonigal/ Guerriero: Edi Rama është politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar

20:14, 16/02/2023
A+ Aa A-

Allison Guerriero, ish-e dashura e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, One America News.

Përballë gazetares Caitlin Sinclair, ajo ka shpjeguar se çfarë kishte shkruar në emailin që i dërgoi drejtuesve të FBI, ku kërkonte që të hetonin për Charles McGonigal pas ndarjes nga ai.

“Kam shkruar: çfarë dreqin po bën ai në Shqipëri, duke i dhënë burimet e FBI-së te kryeministri i atij vendi, kryeministrit Rama”, tha Guerriero.

Ajo tha se në në atë kohë hodhi në Twitter një foto të Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama, por e fshiu më pas.

Allison, çfarë dije për marrëdhëniet e tij të biznesit në Shqipëri në atë kohë?

Mendoja se ata janë një vend aleat i NATO-s, ndjeja se ata po vinin te FBI, te vendi ynë, që t’i ndihmojmë të çrrënjosin korrupsionin. Por rezulton se Charles, pasi lexon aktpadinë, nuk kishte asnjë qëllim që të çrrënjoste korrupsionin.

Dua të them, Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar.

Sipas dokumenteve, ai bëri disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar kryeministrin Edi Rama, përfshi edhe në shtator të vitit 2017. Ju ishit bashkë në atë kohë...

Ishim, dhe ai telefononte dhe dërgonte mesazhe përditë.

Edhe pse ky udhëtim ishte pjesërisht kishte të bënte me FBI-në dhe misionin e tij, por kishte një qëllim jozyrtar, që të ndihmonte kryeministrin Edi Rama që të sulmonte kundërshtarët dhe McGonigal ishte shumë i përfshirë në këtë...

E dini, nuk e di shtrirjen e këtij implikimi, ajo do dalë në gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco