'As pastrim, as gjelbërim' - Boçi demaskon Llatjan: Fondi, në xhepat e drejtuesve të bashkisë së Elbasanit!

'As pastrim, as gjelbërim' - Boçi demaskon Llatjan: Fondi, në xhepat e drejtuesve të bashkisë së Elbasanit!

08:40, 22/02/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, e ka nisur ditën sot duke demaskuar bashkinë e drejtuar nga Gledian Llatja për gjendjen mesjetare në të cilën e ka katandisur lagjen Skënderbej të qytetit dhe e duke e akuzuar hapur për grabitjen e banorëve të saj, të cilët edhe pse paguajnë tarifat e larta, nuk shohin as pastrim, as gjelbërim, as ndriçim nga pushteti lokal.

“Plehrat në rrugë janë dëshmi e babëzisë dhe korrupsionit! – tha Boçi. - Qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë kanë paguar mbi 27 milionë euro për hekurishtet e Inceneratorit të Elbasanit. Qytetarët e Elbasanit u përballën me një rritje deri në 70% të taksave vendore dhe sot gjendja e plehrave dhe investimeve është skandaloze.

Lagjja “Skënderbej”, e cila nuk ka në gjendjen e duhur rrugën dhe kanalet e ujërave të zeza e duket si pjesë e mesjetës dhe jo pjesë e modernitetit të Shqipërisë, vazhdon me situatën e plehrave.

Plehrat janë rrugëve, nuk mblidhen, stina e ngrohtë po troket dhe alarmi i banorëve është shumë i madh. Ndërkohë që bashkia i ka rritur me 70%, tarifat e banorëve, të gjitha këto familje paguajnë për pastrimin, gjelbërimin, nuk ka asnjë pastrim,as gjelbërim dhe as ndriçim dhe ato para grabiten në forma të ndryshme dhe përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe gjithë ai fond i marrë për pastrimin nuk dihet ku shkon, është në atë pikëpyetjen e madhe të bashkisë, por qytetarët e dinë shumë që përfundon në xhepat e atyre që sot drejtojnë bashkinë e Elbasanit. Më 14 maj kjo situatë merr fund”, theksoi Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco