'Pse po hiqen kamerat e krimit?' Paralajmëron Artan Hoxha: Janë në zonat gri të fushatës, do kemi...

21:45, 21/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregon pse u hoqën pikërisht tani kamerat që monitoronte krimi i organizuar në disa qytete të vendit. 

A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Hoxha tha se kamerat janë larguar nga disa zona elektorale gri dhe sipas tij në këtë fushatë për zgjedhjet vendore do ketë përplasje. 

"E di pse po hiqen? Do ta provojmë gjatë fushatës elektorale. Këto kamera nuk i kontrollojnë autoritetet. Ato na kanë dhënë ne materiale të cilat denonconin veprime që bëhen nga poushteti. Në fushatë bëhen shpërndarja, presioni etj. Këto kamera që nuk i kontrollon salla operative, mund të kthehen në armë për kundërshtarin. Po të shikosh pozicionet ku janë hequr kamerat janë zona gri gjatë fushatës elektorale dhe aty do të kemi përplasje shumë interesante", u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco