VIDEO/ Dalin pamje dhe fakte të reja, si u dhunua Petraq Milo nga policët e Malit të Zi

VIDEO/ Dalin pamje dhe fakte të reja, si u dhunua Petraq Milo nga policët e Malit të Zi

20:09, 21/02/2023
A+ Aa A-

Autoritetet malazeze nisin veprime të ashpra për incidentin në kufirin Shqipëri- Mal i Zi ku u dhunua Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë.

Ndaj autorit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedura hetimore qe mund të çojnë në pezullim nga puna apo masa më të ashpra.

Por veprimi ndëshkimor i qeverisë shkon më lart. Mësohet nga burime administrative malazeze se zëvendësdrejtori i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac do të shkarkohet. Sakaq për efektivët e tjerë të turnit të ditës kur edhe nga ndodhur incidenti, do të merret masë disiplinore.

Kujtojmë se Milo ka qenë së bashku me familjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivë malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rudi 21/02/2023 20:39

Maskarejt, kshtu bajn shpesh. Kur s'ke qeveri qe te perfaqson kshtu asht po ishadha ndryshon dicka.

Shto koment

Denonco