Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Gazetarja lëshon bombën: Oligarkët presion Ramës që të mos preket Arben Ahmetaj

18:57, 21/02/2023
A+ Aa A-

Hetimi për aferën gjigante të korrupsionit me inceneratorët që ka futur në rreth edhe Arben Ahmetajn, u diskutua gjatë ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon.

Llabani theksoi gjatë diskutimit se, edhe disa oligarkë kanë nisur ti bëjnë presion Edi Ramës që të mos preket Arben Ahmetaj.

‘Ti mendon se Arben Ahmetaj është njeri që nuk ka bërë gjëra duke ndihmuar njerëz me influencë në këtë vend? Sigurisht që po, dhe janë ata të parët që janë hedhur në terren. Do të shkojnë disa emra në prokurori, e nuk do të shkojë Arben Ahmetaj.  

Të jesh e sigurtë që këta kanë edhe sigurinë që nuk do të bëhet asgjë. Ne kemi njerëz të cilët, janë me precedentë penalë, me para, që punojnë për pushtetin, që blejnë vota gjatë zgjedhjeve elektorale, të cilët njoftohen dy ditë para, që largohu ti bashkë me shokët e tu.

Ne po flasim për njerëz që kanë influencë, që për shumë faktorë të rëndësishëm në këtë vend, edhe nga ata oligarkë pranë Ramës, që janë hedhur në mbrojtje, që Arben Ahmetajt ti garantohet një pafajësi juridike dhe largimi i tij nga vendi’, tha Anduena Llabani në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco