Llabani: Dosjet e inceneratorëve kanë filluar gjykimin, të arrestuarit rrezikojnë 20 vite burgim

18:29, 21/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv me Sonila Meçon për të folur mbi hetimet e inceneratorëve  ishte gazetarja Anduena Llabanin.

Llabani është shprehur se gjykata nuk ka pranuar kërkesën për të bashkuar dosjet e gjykimit për të arrestuarit në skandalin e inceneratorëve sepse kërkonin ti shpëtonin dënimit prej 20 vitesh që rrezikojnë.

"Me ndryshimin e ligjit për funksionimin e gjykatave tashmë kemi një seancë paraprake ku palët ku janë mbrojtja dhe prokuroria me një kryesues përcaktojnë të gjitha aktet që janë në shqyrt8im në një proces penal.

Nëse do të ketë paqartësi dhe nuk do të ketë dokumenta ose gjëra që mungojnë në akuzë atëherë gjykata ka të drejtën të rikthejë mbrapa për ri-hetime, për plotësime aktesh dhe dokumentacioni dhe çështja nuk fillon për shqyrtim.

Në rastin konkret  me vendimin sotëm kemi nisjen e shqyrtimit të çështjes së Elbasanit një hetim që ka nisur përpara Fierit dhe inceneratorit të Tiranës një çështje që do të nisë shqyrtimin gjyqësore ku palët do të akuzojnë dhe të mbrohen.

Faktikisht gjykimin e shkurtuar që e kanë kërkuar 10 të pandehur ku gjykata nuk është shprehur akoma për gjykimin  shkurtuar.

E gjithë tentativa e të pandehurve në këto dy procese kanë qenë që të bashkojnë dosjet në një të vetme, ka dështuar që ishte strategjia e mbrojtjes që ti shpëtonit dënimit prej 20 vitesh. Akoma nuk di se përse gjykata dhe prokuroria ka përfunduar të fundit inceneratorin e Elbasanit kur ishte ai që ka nisur i pari dhe ka çuar në burg Kokën dhe Bllakon."

"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco