Skandali në RTSH/ Leka Bungo emëron një drejtor duke shkelur çdo ligj

Skandali në RTSH/ Leka Bungo emëron një drejtor duke shkelur çdo ligj

15:45, 21/02/2023
A+ Aa A-

Radio Televizion Publik Shqiptar është përfshirë sot në një skandal. Bordi drejtues i këtij institucioni ka emëruar një person në shkelje të çdo procedure ligjore.

Sadush Ylli ka marrë pozicionin e drejtorit të Radio Televizionit Lokal të Korçës, por pa pasur asnjë aplikim për këtë pozicion. Në verën e vitit të shkuar Radio Televizioni Publik Shqiptar ka hapur garën për pozicionet e drejtorëve rajonalë të këtij institucioni. Pasi është kryer procedura ligjore e hapjes së garës më pas është bërë dhe dorëzimi i aplikimeve të çdo kandidati për postin e drejtorit pra platformat e tyre.

Një procedurë e mbyllur brenda muajit shtator, tetor të vitit të shkuar. Korça ka patur tre kandidatë dhe një prej tyre nuk dorëzoi asnjë dokument, emri i të cilit është Sadush Ylli.

Çuditërisht edhe pse nuk dorëzoi asnjë dokument katër muaj pasi është mbyllur procedura ligjore dhe personi nuk dorëzon asnjë dokument sipas detyrimit ligjor, zgjidhet dhe emërohet drejtor.

Mbledhja e Bordit, i cili në fakt ka rol këshillues është shtyrë disa herë. Bordi i RTSH-së, ka pasur mbledhje në muajin Dhjetor, Janar dhe Shkurt.

Por çudia ndodhi një javë më parë. Me urdhër të Leka Bungos, Sadush Ylli, dorëzon dokumentet edhe pse afati ligjor i procedurës kishte kaluar, pasi procedura kryhej nga RTSH dhe jo nga bordi i këtij institucioni. Por ja që surpriza nuk ka.

Sadush Ylli zgjidhet drejtor i RTSH së Korçës pa dorëzuar dokumentet brenda afatit ligjor po i çon 6 muaj më pas pas kërkesës së Leka Bungos. Ky i  fundit njihet si zyrtar, si një pensionist 80 - vjeçar që së fundi është emëruar në krye të bordit të RTSH dhe në shkelje të ligjet ka emëruar sot një drejtor pasur asnjë dokumentacion dhe në shkelje të ligjit dhe të çdo procedure ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco