Berisha: Edi Rama në shpenzimet për veten tejkalon disa herë diktatorin Hoxha!

Berisha: Edi Rama në shpenzimet për veten tejkalon disa herë diktatorin Hoxha!

15:43, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në shpenzimet personale tejkalon disa herë diktatorin Enver Hoxha.

Në fjalën e tij në Konventën e ‘Grupimit ‘90’, Berisha krahasoi shpenzimet e Hoxhës me Ramën duke theksuar se diktatori kishte në shtëpi 3 dynym qylyma, por kryeministri në aferën e fundit ka shpenzuar 4 milionë euro me instalacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, për të blerë deklarata, për të blerë mbështetje, me paratë e atyre që ikin dhe marrin gomonet.

Gjithashtu Berisha ka përmendur dhe udhëtimet e Ramës me avion, i cili ka shpenzuar 22 milionë euro, njësoj sikur të ishte i biri i sulltanit apo i mbretit të Arabisë Saudite.

Berisha: Më kujtohet në 1991 në Parlament dhe ngrihet një ish-sekretar i komitetit dhe thotë se s’më shkonte mendja kurrë se Enver Hoxha kishte 3 dynym qylyma në shtëpi. 3 dynym qylyma, po Edi Rama mo, po blen nipi i Spiro Kolekës dhe i biri i xhelatit që firmosi varjen në litar të Avzi Nelës, 4 milionë euro instalacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, për të blerë deklarata, për të blerë mbështetje, me paratë e atyre që ikin, marrin gomonet.

Ai përmendi 3 dynym qylyma po Edi Rama 22 milionë euro udhëtime me avion sikur është i biri i sulltanit apo i mbretit të Arabisë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco