SYRI TV/ Shkon në 25 numri i deputetëve të përjashtuar, Spaho: Po shkelet rregullorja, urdhër i Ramës

14:45, 21/02/2023
A+ Aa A-

PS përjashtoi këtë të hënë nga punimet e Kuvendit edhe 6 deputetë të tjerë të PD, duke e çuar në 25 numrin e ligjvënësve që janë  përjashtuar nga seancat plenare.  Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, vendosi masë përjashtimore 10 ditë për deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylukbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti; 5 ditë për Lindita Metaliajn dhe 3 ditë për Gerta Bardelin.  Deputetët e PD, Edmond Spaho dhe Sajmir Korreshi deklaruan se vendimi është në shkelje të rregullores së Kuvendit, me urdhër të Edi Ramës. Ata theksuan se do të vijojnë protestat gjatë seancave plenare.

Nga SYRI TV

Partia Socialiste  përjashtoi nga seancat plenare në parlament edhe gjashtë deputetë të tjerë të PD. 

Sekretariati  për Procedurat dhe Votimet përjashtoi për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti; me 5 ditë, Lindita Metaliajn dhe me 3 ditë, Gerta Bardelin, me pretendimin se kanë bllokuar foltoren e parlamentit.

Më herët, socialistët përjashtuan edhe 19 deputetë të PD, duke e çuar në 25 numrin e të  përjashtuarve. 

Ndërkohë, mbledhja e Sekretariatit për Procedurat u shoqërua me debate mes deputetit Edmond Spaho dhe kryetares Klotida Bushka. Spaho deklaroi se masat disiplinore janë në shkelje të rregullores së Kuvendit, ndërsa paralajmëroi  se do ta ankimojë vendimin në gjykatë.

Spaho kërkoi llogari se pse socialistët nuk lejojnë të ngrihet komisioni hetimor për zbardhjen e skandalit “Rama-Mcgonigal”, ndërsa theksoi se Kuvendi duhet të hetojë atë që nuk po bën SPAK-u.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti Sajmir Korreshi deklaroi se vendimi është paraprakisht nga kryesia e PS për të heshtur zërat opozitarë. Ai theksoi se opozita do të vijojë të protestojë  në seancat plenare.

PD e cilëson si të pavlefshëm vendimin për përjashtimet e deputetëve,  pasi sipas tyre, kërkesën e PS-së e ka firmosur Baftjar Zeqaj, i cili më herët u kap duke votuar për kolegen socialiste.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR NGA KUVENDI

EDMOND SPAHO -10 DITË

OERD BYLYKBASHI - 10 DITË

SORINA KOTI - 10 DITË

ELDA HOTI - 10 DITË

LINDITA METALIAJ - 5 DITË

ELDA HOTI - 3 DITË

Gazetar: M.Korreshi

Operator: S.Goga

Montazhier: O.Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco