Meta: Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit

Meta: Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit

14:40, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ekipin e tij në Durrës.

Meta vlerësoi se vizioni dhe programi i kandidatit Igli Cara, është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve.

Kënaqësi e veçantë që na u bashkua në këtë bashkëbisedim edhe Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, Igli Cara, shkruante Meta në një shenim në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në një postim tjetër kreu i Partisë së Lirisë shkruan se “Qytetarëve të Durrësit u hiqet Gjykata e Apelit, do t’u hiqet edhe Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë u është hequr edhe Zyra e Kadastrës, që është transferuar në Tiranë”.

“Vota për Igli Carën, shkruan Meta, i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe rikthen Llogaridhënien për çdo taksë të paguar dhe shërbim të ofruar!”

Potsimi i plotë:

Qytetarëve të Durrësit u hiqet Gjykata e Apelit, do t’u hiqet edhe Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë u është hequr edhe Zyra e Kadastrës, që është transferuar në Tiranë.

Pra, qytetarëve të Durrësit, "Rilindja" vetëm ua ka larguar shërbimet, j’ua ka bërë tepër të vështirë marrjen e drejtësisë, u ka rritur kostot për shkak të distancës dhe nuk ka ofruar asnjë lehtësi, përveçse ju ka shtuar pa fund hallet dhe vështirësuar jetën.

Ndaj Durrësi do të votojë masivisht për Ndryshimin, për të ndëshkuar sektin e "Rilindjes", që e përdor Durrësin vetëm për të vjedhur e plaçkitur pasuritë e tij dhe taksat e qytetarëve.

Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe rikthen Llogaridhënien për çdo taksë të paguar dhe shërbim të ofruar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco